Seminar FREE: Njihuni me NLP-në, shkenca pas suksesit

Seminar FREE: Njihuni me NLP-në, shkenca pas suksesit


A nuk do ishte e mrekullueshme që jetën tuaj ta kthenit në mrekulli!
Mjaft gjatë keni pritur duke jetuar jetën dhe ëndërrat e të tjerëve. Mjaft keni vendosur këdo dhe gjithçka para jetës suaj. Ka ardhur koha që më në fund të jetoni jetën e ëndërrave tuaja.

Në këtë seminar komplet PA PAGESË mësoni sesi funksionojnë mendimet tuaja, si mund ti ndryshoni mendimet, bindjet kufizuese për të arritur rezultatet që ju dëshironi.
Me teknikat e Programimit Neuro-Linguistik mësoni si të largoni bllokadat e brendshme në fushën financiare, por jo vetëm.
Me metodologjinë e NLP-së do të mësoni si të jeni më të guximshëm, si të jeni më konfident, si të shfrytëzoni gjithë potencialet tuaja të brendshme që më në fund hap pas hapi të jeni më afër jetës së ëndërrave tuaja.

Kur ndryshoni mendimet tuaja, ndryshon edhe bota rreth jush.
Për të marrë pjesë në këtë seminar nuk ka nevojë të keni njohuri paraprake për Programimin Neuro Linguistik.

16 Gusht 2019 nga ora 16:00 – 20:00 tek hotel Tirana, Tiranë.

18 Gusht 2019 nga ora 16:00 – 20:00 tek Sirius Hote, Prishtinë.

Rezervoni biletën tuaj këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0