Praktikant i Liçencuar i Programimit Neuro-Linguistik - Business Magazine Albania

Praktikant i Liçencuar i Programimit Neuro-Linguistik


Tani është radha juaj!

Në çdo trajnim të Programimit Neuro-Linguistik, ju njiheni me njerëz që mendojnë si ju. Ju krijoni miqësi të reja. Gjatë trajnimeve të NLP-së, trajnime në grupe të tipit MASTERMIND, ku në grup nuk pranojmë më shumë se 15 pjesëmarrës, ndryshoni jetën tuaj.

Ju mësoni metodologjinë e NLP-së, metodologji që ju ndihmon të ngjiteni në një nivel më lart.

Mësoni teknika, të cilat ju ndihmojnë të menaxhoni emocionet dhe stresin e jetës së përditshme, mendimet negative, bindjet kufizuese, bindje që ndoshta nuk ju lejojnë të shfrytëzoni gjithë potencialet tuaja të brendshme.

Në këto 15 ditë ju do jeni së bashku me ata, të cilët ashtu si ju, janë gati të transformojnë jetën e tyre, janë gati të ndryshojnë karrierën e tyre duke ndihmuar më vonë edhe të tjerët apo për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri.

A jeni gati të zbuloni qëllimin e vërtetë të jetës suaj?

Studentët apo pjesëmarrësit e trajnimeve të NLP-së praktikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara me njëri-tjetrin në një mjedis plotësisht të sigurt dhe nën kontrollin e trajnerit, pasi NLP-ja nuk është thjesht njohuri intelektuale, por është një përvojë praktike.

Tani ështu koha JUAJ!

NLP-në që ta mësoni, duhet ta praktikoni!

Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta. Ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat i drejtojnë ata drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes.

Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0