Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë


Mbrëmjet e gjata buzë liqenit, koncertet te Amfiteatri i Liqenit, Kinema Verore, shëtitjet nëpër Tiranë, jeta e natës janë disa nga gjërat që mund të bësh në Tiranë në Gusht.
Nëse mendoni se Tirana nuk ka gjallëri në Gusht, ne ju tregojmë të kundërtën. Është e vërtetë që gjatë Gushtit Tirana është më e qetë, por vetëm orëve të nxehta të ditës.
Gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve në Tiranë sheh kaq shumë gjallëri në qendrat kryesore. Sheshi Skënderbej, është vendi ku mblidhen të gjithë, prindër dhe fëmijë, të rinj e të reja që shëtisin rreth e rrotull sheshit. Numri i turistëve shtohet dhe në Gusht. Nëse vizitoni gjatë paraditeve ose pasditeve Pazarin e Ri dhe Kalanë e Tiranës do të shihni që thuajse çdo ditë do të gjeni aktivitete argëtuese.
Gjatë fundjavave mund të shkoni në lumin Erzen për t’u freskuar, ose Syrin e Ciklopit apo liqenet e shumta të Tiranës. Pishinatjanë një opsion tjetër dhe gjeni plot të tilla veçanërisht në periferi të Tiranës.
Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga vapa, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mire e Ballkoni Dajtit. Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre
këtu.
Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Historik Kombëtar,
Shtëpia e GjetheveShtëpia Muze e Ismail KadaresëBunk’Art mund t’i vizitoni në Gusht.
Për ju që jeni të apasionuar pas artit dhe ekspozitave këtë muaj nuk duhet të lini pa vizituar ekspozitën “Leonardo – Opera Omnia” në Muzeun Historik Kombëtar ku ekspozohen 17 piktura të Leonardo Da Vinci të riprodhuar me një teknologji të avancuar të një cilësie të lartë dhe në përmasa originale. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 10 Gusht.
Ndërsa gjatë çdo të martë të Reja shfaqen filma ku protagoniste kanë qenë aktoret italiane si: Sophia Loren, Claudia Cardinale, Gina LolloBrigidida. Një program i përgatitur nga Instituti Italian i Kulturës.

Këto janë rekomandimet  e Visit Tirana për t’ju ardhur në ndihmë që të eksploroni Tiranën dhe të mos humbisni aktivitetet më të rëndësishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0