Një ish-punonjëse e Amazon akuzohet se ka hakuar një ndër bankat më të mëdha në Amerikë - Business Magazine Albania

Një ish-punonjëse e Amazon akuzohet se ka hakuar një ndër bankat më të mëdha në Amerikë


Një inxhiniere në Seattle akuzohet se ka marrë pjesë në një krim kibernetik të abuzimi të të dhënave, që preku më shumë se 100 milion përdorues të kartave të kreditit në SH.B.A. dhe Kanada.

Paige A. Thompson, një ish punonjëse e kompanisë Amazon, u arrestua nga FBI në Seattle dhe u paraqit në gjykatë të hënën. Ajo u akuzua për krime dhe abuzime kibernetike. Nëse dënohet, mund të përballet me një dënim deri në pesë vjet burg dhe me 250,000 dollarë gjobë.

Abuzimi i të dhënave ndodhi më 22 dhe 23 Mars.

Një agjent i FBI-s, Joel Martini, parashtroi prova të cilat i ka gjetur në GitHub, Slack, Meetup dhe Twitter.

Kevin Mitnick, një këshilltar për sigurinë kibernetike dhe haker i dënuar, gjithashtu postoi në Twitter në lidhje me incidentin.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0