Ikën Banka e Kreditit të Shqipërisë - Business Magazine Albania

Ikën Banka e Kreditit të Shqipërisë


Sektori bankar në vend vijon reformimin. Banka e Kreditit të Shqipërisë del nga tregu, ndërsa disa banka u shkrinë, u përthithën nga banka të tjera, ose ndërruan pronar përmes shitjes.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të revokojë licencën e Bankës së Kreditit të Shqipërisë sh.a. Banka kishte filluar më parë procesin e likuidimit vullnetar.

Me daljen e saj nga tregu numri i bankave në vend ka zbritur në 12 duke u reduktuar me 4 banka në vetëm një vit.

Lëvizjet në tregun bankar erdhën pas një tërheqje të bankave në aktivitetin me klientin, si pasojë e efekteve të krizës financiare ndërkombëtare, ndërsa në vend pati një kulm të kreditimit të ekonomisë para kësaj krize. Rritja e kredive me probleme, për një përiudhë të gjatë në rreth 25% të totalit të kredisë, uli ndjeshëm aktivitetin e bankave vençanërisht në financimin e sektorit privat dhe individit.

Prej vitesh në shitje, NBG Bank ka realizuar tashmë shitjen ashtu si edhe Veneto bank që u përthith nga Intesa Bank. Marrëveshja e realizuar për shitjen e ICB është në proces të realizimit të këtij transaksioni duke u blerë nga Union Bank.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0