Facebook dhe dhjëtra partnerë, të cilët do të prezantojnë Libra Association, me seli në Gjenevë, e shohin kriptovalutën Libra si, “një monedhë e thjeshtë globale dhe një infrastrukturë financiare” që do të përdoret nga miliarda njerëz.
Libra do të ndërtohet në blockchain Libra, një “blokchain i sigurtë, i qëndrueshëm dhe i besueshëm” dhe i mbështetur nga Libra Reserve, “një rezervë e pasurive reale”, që do të ofrojë kriptovalutën me “stabilitet dhe inflacion të ulët.”
Libra blockchain pritet të prezantohet të martën, më 18 qershor, sipas një postimi nga Facebooku dhe siç është raportuar fillimisht nga TechCrunch. Kjo ngjarje do të nënkuptojë fillimin e një ‘testneti’ të destinuar për të parë reagimet e publikut mbi projektin dhe për të dhënë informacione për planet e ardhshme.
Lancimi i Librës pasqyron përpjekjet më të guximshme të Facebook-ut në shërbimet financiare dhe gjiganti i rrjeteve sociale shpreson se do të krijojë mundësi të reja për “1.7 miliardë njerëz të rritur, globalisht” që janë “jashtë sistemit financiar dhe pa qasje në një bankë tradicionale”.
Në postim, Facebook kritikon blockchain-et ekzistuese, për të cilat ai pretendon se ende nuk kanë arritur nivelin e duhur, duke i bërë ato zgjidhje të dobëta si një dyqan me vlerë dhe për t’u përdorur si mjet këmbimi.
Facebook beson se qasja e saj bashkëpunuese dhe e përshtatshme, do ta ndihmojë të kapërcejë pengesat që ballafaqohen me kriptovalutat tjera.
Kompanitë e përfshira në projekt, si anëtarë të konsorciumit qeverisës, janë kompani teknologjike, kompani me asete dixhitale dhe shitës me pakicë, si Anchorage, firmën e pagesave Visa, shkëmbimin e kriptovalutave Coinbase dhe shumë të tjerë.
Facebook dhe Libra Association kanë për qëllim që të lancojnë Libra blockchain dhe një ekosistem për ta mbështetur atë deri në vitin 2020.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.