Nga shekulli i VII-të para Krishtit në vitin 2020. Nga monedha e mbretit Creso në Libi në Librën e mbretit të rrjeteve sociale Mark Zucherberg. Nga nevoja për të kaluar nga kutia në instrumenta në gjendje për të rregulluar shkëmbimet tregtare deri tek dëshira për të thyer binomin shtet-monedhë.
Tashmë revolucioni i kriptovalutës, si Bitcoin, ka shkakuar erën e re të monedhës jo qeveritare. Tashmë me Libra, jemi një hap edhe më përpara.
Me shpikjen e fundit të Facebook jemi përpara një monedhe të re, bazuar në blockchain fillimisht me autorizim, që do të jetë e disponueshme për miliarda persona.
Libra do të mbulohet nga një shportë rezervë me asete reale (depozita bankare dhe tituj shtetëror me afat të shkurtër). Ekuilibri i kësaj shporte garancie do të ndryshohet në rast se nevojitet të kompensohen luhatje të forta çmimi.
Rreth 2 miliardë njerëz në botë nuk zotërojnë një llogari Facebook. Me shumë përdorues (me apo pa një llogari bankare), prezantohen tashmë në treg si një alternativë e sistemit bankar ndërkombëtar që do të ofrojë një zgjidhje të shtrembërimeve (të tregut) që paraqesin sot kriptovalutat pak të përshtatshme për të shërbyer si një mjet pagese.
Lëvizja e Zuckerberg ka vënë në lëvizje sistemin finanziar tradizional dhe ka shtyrë kolosët si PayPal, Mastercard apo Visa të hipin menjëherë në automjetin Libra për të mos rrezikuar të hidhen në koshin e plehrave. Kolosë të tjerë të web, si Amazon, tani për tani janë në dritare.
Paolo Savona, president i Consob, i intervistuar nga Il Sole 24 Ore, ka deklaruar se po krijohet një situatë që mund të ketë pasoja shumë të forta, dramatike. Shoqëri si Facebook dhe Amazon po zëvendësojnë banka të mëdha ndërkombëtare.
Po lindin sisteme pagesash kundër tendencës së sotme të miliarda personave. Për shembull, 500 milionë europianë që përdorin euron. Ndërkohë, nëse bankat humbasin sistemin e pagesave, janë të mbaruara. Sipas Paolo Pandozy, CEO i Engineering, është e dukshme që sipërmarrësit e big tech nuk do të jenë dakord të ndërmjetësojnë pagesat.
Duan të bëjnë bankat, të ofrojnë financim dhe të mbledhin kursime. Ndërmarrje globale me akses në profile të miliarda klientëve të mundshëm që nuk paguajnë taksa. Do të gjendemi para një ekonomie paralele të vërtetë. Përballe shteteve paralele që luftojnë monedhën. Sipas Christian Miccoli, themelues i Conio, sistemi bankar do të pëesojë një impact domethënës, duhet të ndryshojë modelin e biznesit dhe t’i afrohet në njëfare mënyre botës së re.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.