Bernard Arnault tejkalon Warren Buffet, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë - Business Magazine Albania

Bernard Arnault tejkalon Warren Buffet, bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë


Bernard Arnault, një nga influencuesit më të mëdhenj në botë rreth asaj që do të tjetë më tërheqëse, që nga e enjtja më 20 qershor vlen pak më shumë se 100 miliardë dollarë, duke e bërë atë një nga tre njerëzit më të pasur në botë.

Ai bashkohet me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me vlerë rreth 157.5 miliardë dollarë dhe me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, me vlerë 103.1 miliardë dollarë. Bezos-it, i cili i kaloi 100 miliardë dollarë në vitin 2017, së shpejti do t’i ulet vlera e pasurisë. Ai dhe gruaja e tij, MacKenzie, janë në procesin e finalizimit të divorcit të tyre. Çifti njoftoi në fillim të prillit se ajo do të marrë një të katërtën e aksioneve të tij në Amazon, që aktualisht vlerësohet në më shumë se 37 miliardë dollarë. Gates arriti në 100 miliardë dollarë në muajin prill, falë fitimeve të mëdha nga Microsoft.

Vlera e Arnault gjatë viteve në Listën e Miliarderëve në Forbes:

Vlera e Arnaultit gjatë viteve në Listën e Miliarderëve në Forbes

Rritja erdhi pasi të pasurit në mbarë botën vazhdojnë të blejnë mallra dhe pije alkoolike, por prapë se prapë kërkesa në këtë treg, herë pas here u ngadalësua sidomos në Kinë. Tridhjetë e pesë vjet pasi Arnault hyri për herë të parë në biznesin e mallrave luksoze, ai vazhdon të rifreskojë kompaninë e tij LVMH (lider botëror në luks) duke gjetur mënyra për të adresuar një brez të ri klientësh, duke ruajtur vlerat tradicionale dhe cilësinë e lartë që ka përcaktuar markat e saj. Kjo përfshin partneritete inovative si ai me Rihanën -Fenty Beauty dhe Fenty Fashion House, si dhe marrëveshjet e fundit si blerja e Belmond, e cila operon me hotele luksoze dhe trena.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se suksesi vjen nga bashkëjetesa e dy shpirtrave kontradiktorë: vizioni i artistit dhe logjika e marketingut mbarëbotëror”, tha Arnault për Forbes në vitin 1997. “Është një proces shumë kompleks”.

Forbes shkroi për Arnault në vitin 1991, kur ai vlerësohej 200 milionë dollarë. Që atëherë është paraqitur disa herë dhe është shfaqur në kopertinën e tyre. Ai bëri debutimin e tij në radhët e miliarderëve më 1997.

Një vendas i veriut të ftohtë të Francës, Arnault ishte një student i shkëlqyer në shkollën teknike franceze Ecole Polytechnique. Djali i një biznesmeni ndërtimesh, Arnault kaloi tre vjet në SHBA në fillim të viteve 1980 duke u përpjekur të krijonte një degë të biznesit të pasurive të patundshme të familjes së tij. Pas tre vjetësh ai u kthye në shtëpi. Por ai mori një mësim të vlefshëm në Amerikë, sipas një profili të Forbes në vitin 1997 mbi Arnault. Para se të nisej, ai ia shiti shtëpinë e tij me stil mesdhetar përballë Long Island Sound në New Rochelle, Nju Jork, biznesmenit amerikan John Kluge, i cili kishte në pronësi një rezidencë përballë shtëpisë së Arnaultit. Kluge pasi e bleu, e shkatërroi shtëpinë, sepse i bllokonte pamjen.

“Ishte e pabesueshme!” Tha Arnault për Forbes. “Ishte një vend shumë i mirë, por dy ditë pasi ai e bleu, e shkatërroi shtëpinë time ! Është diçka shumë … amerikane. ” Leksioni i mësuar:” Kur diçka duhet bërë, “thotë Arnault,” bëje! Në Francë kemi plot ide të e mira, por rrallë i zbatojmë ato në praktikë. ”

Ai u kthye në Francë gati për të bërë disa lëvizje. Në vitin 1984, Arnault investoi 15 milionë dollarë nga paratë e familjes së tij për të shpëtuar perandorinë e falimentuar të tekstilit Boussac. Ndër asetet e kësaj kompanie ishte edhe shtëpia e modës Christian Dior. Kjo u bë e para prej shumë blerjeve të Arnault dhe gurthemelit të perandorisë së tij gjigante të mallrave luksoze. Gjatë viteve, LVMH ka ‘rrëmbyer’ marka të tilla si Louis Vuitton, Givenchy dhe Sephora. Sot LVMH gjeneron 53 miliardë dollarë në shitje nga 70 markat e saj dhe 4,590 dyqane të shitjes me pakicë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0