Albina Peposhi, vetëm 15 vjeç, po ecën në gjurmët e motrës së saj Brigite Peposhi. Albina është orientuar drejt programimit që e vogël pikërisht nga Brigite. Ajo sot ka fituar vendin e parë, në olimpiadën zhvilluar në Durrës “Unë dhe Kompjuteri”.
Që në moshën 12 vjeç krijonte lojëra me tools si AppInventor apo Scratch. Brigite tregon: “e shikonja që e kishte me shumë pasion. Është marrë me web, python, java, C++. Sigurisht në nivelet për moshën e saj”.
Si një vajzë aktive, Albina ka marrë pjesë në evente të Albanian Skills. Vitin e kaluar mori pjesë në future gigs, organizuar nga Albanian Skills.
Rrugëtimi i saj në opimpiadë nis që në shkollë, ku u aktivizua në olimpiadën e informatikës. Pasi fitoi aty, mori pjesë në konkursin që përfshsin të gjitha shkollat e qytetit të Durresit. Në opimpiadën, “Unë dhe kompjuteri”, Alba u testua në praktikë në web, python, java dhe c++, ku duhej të zgjidhte ushtrimet që i ishin dhënë të kompilueshme në editorët përkatës.
Lexo: Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet
“Jam vërtetë e lumtur që Alba po ndjek rrugën time dhe jam shumë e sigurt që me hapat që po ecën në një moshë kaq të vogël, do jetë shumë më e suksesshme. Gjithashtu, si një person që në mënyrë aktive suporton vajzat në teknologji, më motivon fakti që Alba është vajza që dua të shikoj në gjeneratat e ardhshme, duke iu futur teknologjisë dhe programimit në një moshë kaq të vogël”, thotë Brigite.
Në planet e Albës është thellimi në programim dhe kohën e lirë e kalon në platformat e-learning, ndjek tutoriale në programim dhe zhvillon produkte, për t’u praktikuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.