Amir Esmaeilakhtar – pedagog në Universitetin “Marin Barleti”. Ai është ekspert në fushën e mentorimit në start-up, marketing dixhital, E-Comeree dhe E-Learning. Motoja e tij frymëzuese është “Suksesi matet nga ndikimi tek njerëzit”.
Arben Memo – Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Është ekspert trajnimesh, auditimesh për sistemet e menaxhimit dhe ekspert konsulence. Motoja e tij është “Fokus dhe standarde”.
Qamile Gishti – Drejtore Ekzekutive në Agjencinë Rajonale të Zhvillimit Berat. Ajo është sipërmarrëse, trajniere dhe konsulente biznesi. Motoja që ka zgjedhur për tek IDEA është “Zgjidh çdo ditë sfidën tënde”.
Eni Xheko – Menaxhere e Përgjithshme e Hotel “Xheko Imperial”. Ajo është eksperte në fushën e menaxhimit të biznesit, marketimit dhe hoteleri -turizmit. Motoja e saj është “Mos ëndërro, por mendo për biznesin”.
Dhurata Thanasi – Administratore e “Luga e Argjendtë”. Eksperte në fushën e buqësisë dhe ushqimit. Motoja e saj është “Ndiq ëndrrën”
Armida Alikaj – Partnere në Menaxhim në “Social Development Investment”. Eksperte në Zhvillim rrjetesh ICT dhe bankë si dhe në monitorim dhe vlerësim në MSME. Motoja e saj: “ Bëj një gjë, por bëje mirë”.
Aneida Bajraktari – Balkans Capital/ SUGT. Eksperte në konsulencë financë, në zhvillim biznesi dhe në strategjinë e rritjes së biznesit. Motoja e saj është “Dija është fuqi”.
Eron Cuni – Menaxher dhe CTO i Almotech shpk. Është ekspert në Mbile UX dhe SeniorAndriod/ Software Developer. Motoja frymzuese e tij është “Mos u mërzit për dështimet, mjafton të jesh një herë i suksesshëm”.
Genta Ahmeti – është CEO e “Artisanal- Life on Boat”. Ajo është eksperte në fushën e zhvillimit të një start-up, planbiznesi dhe në aftësitë e prezantimit. Motoja e saj është “Jeta është anije, ti zgjedh: kapiten ose marinar”.
Gramos Osmani – Menaxher Ndërhyrjesh tek Risi Albania. Është ekspert në fushën e menaxhmimit strategjik të biznesit, analizave financiare dhe tregut dhe në fushën e marketingut ndërkombëtar. Ai mendon se: “Limiti është imagjinata jote”.
Granit Gjana – është sipërmarrës dhe pedagog. Ai është ekspert në fushën e marketimit dixhital, menaxhimit të sistemeve të informacionit dhe në fushën e IT-së. Motoja e Granitit është “Nëse nuk vijnë mundësite, krijoji”.
Jonilda Filipi – Drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës ALBtelecom. Është eksperte në marrëdheniet me publikun si dhe në fushën komunikimit në rrjetet sociale. Sipas saj “Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”.
Kejda Musa – Menaxhere Marketingu e Musa Olive Oil. Është ekpserte në fushën e menaxhimit, marketimit, turizmit, agroturizmit dhe në kërkim tregu. Motoja e saj është “Çfarëdo që të mendosh, mendoje pa kufij”.
Pezana Rexha – Arkitekte, Drejtoreshë Ekzekutive e Pana Storytelling Furniture. Është eksperte në fushën e lidershipit, ngritjes së sipërmarrjeve dhe storyteling. Sipas saj “Çdo grua e suksesshme mbart me vete një histori”.
Rezart Prifti – pedagog, ai është ekspert në fushën e menaxhimit, inovacionit, zhvillimit të biznesit dhe produktit. “Ec përpara, vrapo shpejt”, kjo është motoja e tij.
Vjoldi Danaj– Drejtor i Depatramentit të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit në AGNA Group. Është ekspert në fushën e inovacionit, sipërmarrjes dhe në strategji ekonomike. Motoja e tij është “Sukesi është fryt i pasionit dhe imagjinatës”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto