Shpërndarja gjeografike e tyre është e madhe, ku kryeson Tirana, më pas Shkodra, Malësia e Madhe dhe Lezha, ku ekpseriencat e organizatave të huaja kanë sjellë eksperiencën e tyre në Shqipëri. Në vendin tonë në aspektin e formës ligjore, sipërmarrja sociale, mbështetet me ligje dhe struktura të veçanta, të cilat e kanë copëzuar këtë koncept. E kontaktuar nga BusinessMag.al konsulentja e biznesit Alida Kondi, na jep një informacion më të detajuar lidhur me bizneset dhe ndërmarrjet sociale, kriteret që duhet të plotësojnë këto biznese për t’u quajtur të tilla, si dhe çfarë parashikojnë këto biznese.
Biznes Social, konsiderohet çdo inciativë e bizneseve, të cilat fitimin e tyre nuk e shpërndajnë, por e përdorin për zgjerimin e veprimtarisë, duke e orientuar drejt sigurimit të një ndikimi social në shoqëri, në ndihmë të shtresave të pafavorizuara. Biznes social quhet ai biznes i cili përmbush këto kritere:
- Objektivi parësor i veprimtarise është arritja e qëllimit social dhe mjedisor, se sa sigurimi i fitimeve për pronarët apo aksionerët
- Fitimi shtesë përdoret për arritjen e objektivave sociale
- Menaxhimi bëhet nga sipërmarrës socialë në mënyrë transparente, përfshirë edhe punonjësit, klientët dhe palët e tjera të interesuara
Ndërmarrja Sociale duhet të ruajë formën ligjore të një Organizate jofitimprurëse, e cila mund të zhvillojë një veprimtari ekonomike fitimprurëse, por duke përmbushur kriteret ekonomike dhe sociale, për të marrë statusin e një Ndërmarrje Sociale. Për të përmbushur kriteret ekonomike, ndërmarrja sociale duhet të:
- Ushtrojë veprimtari të vazhdueshme në fushën e prodhimit të mallrave ose ofrimit të shërbimeve,
- 20% e të ardhurave, pas vitit të dytë dhe 30% e të ardhurave, pas vitit të tretë, të realizohen nga veprimtaritë e parashikuara me ligj.
- Përfshijë të paktën 3 punonjës me pagesë.
- Të ardhurat e realizuara nga veprimtaria ekonomike të shërbejnë për zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë së tyre.
Parashikohet që Ndërmarrja Sociale të sigurojë që 30% e të punësuarve t’u përkasin kategorive të grupeve të pafavorizuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.
Lexo: 3 mënyra për të rritur përgjegjësinë sociale në modelin tuaj të biznesit
Çfarë parashikojnë bizneset dhe ndërmarrjet sociale?
Ndërmarrjet Sociale do të synojnë të rrisin punësimin e personave nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara, të cilët kanë pengesa më të mëdha për të hyrë në tregun e punës, si dhe të ardhurat e siguruara të shërbejnë përsëri për të ofruar shërbime sociale për shtresat më të pafavorizuara të shoqërisë. Buxheti i Shtetit mbështet ndërmarrjet dhe bizneset sociale për të qënë në gjendje të punësojnë sa më tepër individë nga grupet e pafavorizuara.
- Buxheti Total është 249,760,000 ALL (2 milion Euro) për një periudhë 2019-2021
- Asistenca mbulon 70% të kostove të ligjshme, por jo më tepër se sa 1.5 milion ALL (12,000 Euro)
- Sipas llogaritjeve minimumi 166 Ndërmarrje Sociale mund të përfitojnë nga Fondi i Ndërmarrjeve Sociale për një periudhe 3 vjeçare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.