Punonjës të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve dhe studentë pjesë e Administratës Tatimore, vijojnë fushatën ndërgjegjësuese, në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, duke tërhequr vëmendjen e tyre për të korrigjuar deklarimet. Nga vëzhgimet e grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor, në mos lëshimin e kuponave tatimorë, përdorimin e pajisjeve jo fiskale, mosdeklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar.
Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare
Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë organizuar takime me përfaqësues të biznesit, të cilët janë informuar dhe këshilluar që të korrigjojnë sjelljen e tyre, në respektim të detyrimeve ligjore. Secili prej tyre është vënë në dijeni se monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore dhe pritet ndërgjegjësimi dhe vetëkorrigjimi i tatimpaguesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto