3 pyetjet që duhet t’i shmangim gjatë një bisede - Business Magazine Albania

3 pyetjet që duhet t’i shmangim gjatë një bisede


Ekzistojnë disa pyetje që ne i bëjmë zakonisht për të nisur një bisedë me dikë të sapo njohur. Ne i përdorim këto për të shmangur sikletin dhe për t’u njohur më shumë me ta. Dhe ndërkohë që shumë prej këtyre pyetjeve kanë për qëllim të krijojnë një urë lidhëse me personin që kemi përballë, ato ndonjëherë mund të krijojnë një situatë të sikletshme në varësi se si nënkuptohet.

Lexoni: 3 pyetje që do t’ju ndihmojnë të bini sërish në dashuri me biznesin tuaj

Për të komunikuar më mirë me të tjerët, përpiquni të shpreheni pak më ndryshe me këto tre pyetje të zakonshme:

Ndaloni së pyeturi: “Çfarë pune bëni?”

Kjo pyetje klasike për thyrjen e akullit nuk shihet si problematike, por mund të merret dhe si e tillë. Nëse i bëni këtë pyetje dikujt që takoni për herë të parë, mund t’ju jepni atyre përshtypjen se ju mendoni se puna e tyre është pjesa më e rëndësishme e identitetit të tyre.

Ju mund të pyesni: “Më tregoni për veten tuaj”

Një pyetje si kjo e lejon personin me të cilin po flisni për të marrë në dorë diskutimin dhe të thotë çdo gjë që do të ndajë për veten.

Ndaloni së pyeturi: “Keni ndonjë plan argëtues për këtë fundjavë?”

Ndoshta, ashtu si unë, ideja juaj për një fundjavë “argëtuese” është ajo ku hani një tas me makarona me njerëz me të cilët ju pëlqen të flisni dhe të qëndroni në divan duke parë televizor. Apo ndoshta është kur fëmijët tuaj kanë dalë të luajnë jashtë dhe ju të shijoni qetësinë e shtëpisë suaj për disa orë. Çështja është se ne të gjithë kemi përkufizime të ndryshme për atë që e bën një fundjavë argëtuese dhe duke bërë këtë pyetje ju do të vini në siklet personin përballë, sepse ata nuk janë të sigurtë se si të krahasohen tuaj. Plus, në qoftë se ata nuk kanë plane atëherë do të jetë akoma më e sikletshme.

Ju mund të pyesni: “Si po planifikoni të kaloni fundjavën tuaj?”

Nëse e mbani të hapur pyetjen, do të mësoni më shumë për personin me të cilin po flisni dhe po i jepni bisedës më shumë ngjyra. Ata do ju përgjigjen me sinqeritet dhe do të jenë më të çlirët gjatë përgjigjes.

Lexoni: Si njerëzit e zgjuar bëjnë pyetje të mëdha dhe marrin përgjigje më të mira

Ndaloni së pyeturi: “A nuk mendoni se?”

Kur i bëni dikujt një pyetje, qëllimi juaj duhet të jetë të mësoni prej tyre, por nëse e përfundoni me pyetjen “a nuk mendoni se?”, ju nuk po mësoni, thjesht po inkurajoni personin tjetër që të konfirmojë perspektivën tuaj.

Ju mund të pyesni: “Çfarë mendoni?”

Me këtë riformulim të thjeshtë, pyetja tani është projektuar për të mësuar, në vend që të kërkoni për miratim.

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0