Në deklaratën e përbashkët, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) theksojnë se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri.
“Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situate”, theksohet në deklaratë.
Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare, theksojnë sipërmarrësit e huaj.
“Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend”.
Kjo është letra e dytë publike pas grupimit të sipërmarrjeve vendase që paralajmëron politikën për dëmet e dhimbshme që po i shkaktohen ekonomisë.
Lexo: Stop me kriza! Letra e sipërmarrësve drejtuar politikës
Këtë vit ekonomia pritet të rritet më pak se 4%, ndërsa investimet e huaja më të mëdha janë drejt fundit dhe vendi nuk ka siguruar ende investitorë të mëdhenj që mund të “ushqejnë” ekonominë me para e vende pune shtesë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.