Çfarë përfitojnë kompanitë apo sektorët nga ndryshimet klimatike?
Mendojmë se po pyesni për investimet në kompani me përgjegjësi të lartë sociale, çfarë është bërë popullor vitet e fundit. Ndërsa shumë njerëz kanë rritur shqetësimin për ndryshimet klimatike, disa investitorë po vlerësojnë mundësitë e investimit në kompani që pastrojnë planetin.
“Sot njerëzit e drejtojnë portofolin e tyre të investimet drejt përfitimeve personale. Lidhet me ndjesinë e mirë për atë çfarë po investojnë”, thotë Mike Dowdall, strateg investimesh. Ai thekson se, shumë kompani po mendojnë për përfitimet shoqërore.
Tesla (TSLA) është një kompani e njohur që po orientohet drejt një sjellje konsumatore më miqësore me mjedisin.
Bashkë me mjetet e saj elektronike, kompania e Elon Musk zotëron gjithashtu edhe prodhuesin e energjisë SolarCity.
Ka ndërkohë një sërë fondesh ndërkombëtare që janë fokusuar në kompanitë e gjelbra, si iShares Global Clean Energy ETF (ICLN), ALPS Clean Energy ETF (ACES), Invesco Solar ETF(TAN) and VanEck Vectors Global Alternative Energy ETF (GEX).
Shumë nga këto fonde kanë investuar edhe te Tesla ashtu si edhe te kompani të tjera “të mira” për ambientin. Por, ashtu si në çdo investim, ju duhet të siguroni që themelet e kompanisë të jenë solide para se të blihen aksione aty. A janë duke u rritur fitimet dhe shitjet? A ka kompania mjaftueshëm të ardhura kesh dhe pak borxhe? Investitorët sugjerohet të mos hedhin para me sy mbyllur. Sipërmarrësit këshillohet të mos vënë baste në kompanitë me përgjegjësi sociale. Përqëndrimi i investimeve vetëm në ndryshimet klimatike mund të jetë i dëmshëm.
Tregu i prodhimit alternativ të energjisë ka nivelin e tij të lartë të rrezikut. SunEdison dhe Solyndra falimentuan.
Një portofol i diversifikuar investimesh, mund të ulë rrezikun e falimentit thonë ekspertët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.