Trajnim për Ndikimin Efektiv | Njerëzor dhe Dixhital

Trajnim për Ndikimin Efektiv | Njerëzor dhe Dixhital


Në punë ose në jetë, ne vazhdimisht duhet të ndikojmë në sjelljen dhe vendimmarrjet e kolegëve dhe drejtuesve për t’i bindur ata të pranojnë idetë tona dhe pikëpamjet tona. Do të ketë gjithmonë momente kur do të doni që njerëzit t’i shohin gjërat njësoj si ju.

Ky trajnim do të rrisë ndërgjegjësimin tuaj në impaktin që keni tek të tjerët dhe do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi dhe teknika praktike për t’u bërë influencues më efektivë.

Blerim Gjeladini, folësi i këtij eventi është një ekspert investimesh dhe sipërmarrës me një histori të gjatë në sipërmarrje dhe investime të suksesshme.

Regjistrohu në këtë link: https://bit.ly/2FOPLL2, për t’u bërë pjesë e trajnimit falas që do të mbahet në datë 4 Prill, pranë Protik Innovation Center.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0