Je person fizik? Nuk mund të kesh më shumë se një biznes - Business Magazine Albania

Je person fizik? Nuk mund të kesh më shumë se një biznes


Si individ ti mund të kesh vetëm një biznes të regjistruar në cilësinë e personit fizik tregtar. Në bazë të kartës së identitetit, Qendra Kombëtare e Biznesit të pajis vetëm me një NIPT/NUIS.

Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur ndryshimet e fundit ligjore, ku thekson se tatimpaguesit e regjistruar si Persona Fizik, mund të pajisen me një NUIS/NIPT të ri nga QKB-ja, vetëm pas çregjistrimit të NIPT-in ekzistues.

Ndërkohë, kur sipërmarrësi ushtron aktivitet në një vend të ndryshëm nga adresa kryesore, por do të mbajnë të njëjtin NIPT, duhet të pajiset me një certifikatë me NIPT të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes së re.

Tatimet njoftojnë se personat fizikë të pajisur me më shumë se një NIPT, duhet të aplikojnë pranë QKB-së për mbylljen e NIPT-eve të tjera brenda datës 31 gusht 2019, duke mbajtur kështu vetëm një NIPT kryesor.

Në të kundërt, Administrata Tatimore bën vlerësimet alternative dhe nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të përgjegjësisë. (Pra, në bazë të të ardhurave apo xhiros vjetore, biznesi mund të kalojë nga person fizik në biznes I përmasave më të mëdha dhe i nënshtrohet një tjëtër niveli taksash).

Tatimpaguesi, NIPT-et e tjera mund t’i regjistrojë si adresa sekondare (dytësore) të NIPT-it kryesor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0