Cila është mosha e duhur për të investuar?

Cila është mosha e duhur për të investuar?


Të investosh në biznes asnjëherë nuk është vonë. Edhe nëse vendosni të merreni me biznes në moshën 20 apo 30 vjeç nuk është herët. Drejtori i menaxhimit të pasurisë në Holly Newman Kroft Neuberger Berman, shprehet se u thotë klientëve më të rinj se ata duhet të zotërojnë më shumë aksione sesa bono.

Por, disa lexues të CNN Business, duke përfshirë edhe ata që u përkasin viteteve ’60 dhe ’70, shtrojnë shpesh pyetjen se sa para duhet të kenë para se të nisin investimin.

Kroft thotë se investitorët që janë më afër moshës së pensionit kanë nevojë më shumë për një element sigurie. Kur kalon një farë moshe, ruajtja e kapitalit dhe e të ardhurave është më të rëndësishme se rritja. Investitorët duhet të fillojnë investimin e tyre me rreth 60% deri në 80% të parave që kanë lënë mënjanë.

Reziko në fillim dhe luaj në mbrojtje më vonë

Shumë pak të rinj investojnë në fondet e pensioneve. Kur je i ri vështirë të mendosh të investosh në fonde pensionesh. Por kujdes, në moshë të madhe duhet të jeni gjithashtu konservatorë.

Ndërkohë, për investime mund të keni nevojë më shumë se thjesht depozitim në fonde pensioni. Kroft tha se një gabim që investitorët bëjnë, është të supozohet se një investim që bëjnë sot do të jetë ende i vlefshëm për disa vite të tjera.

Lexo:  Të shpëtosh planetin apo të investosh për fitim

Mënyrat e ndryshme të investimit nuk vlejnë njëlloj për të gjithë

Hidhini një sy tregut të bonove. Bonot e thesarit janë një objektiv i mirë për investitorët e moshuar që kërkojnë të sigurojnë paratë e tyre. Kjo vlen shumë mirë edhe për Shqipërinë. Ndërsa tregu i stoqeve dhe bursës për vendin tonë nuk është i zhvilluar. Natyrisht, nuk ka një moshë të caktuar për të bërë investime.

Një person 50 vjeç, i cili jeton i vetëm në një apartament ndoshta guxon të investojë më shumë se një çift i martuar që synon të kursejë për shkollimin e fëmijës.

Nëse dalja në pension është qëllimi juaj përfundimtar, atëherë mos rrezikoni me investimet tuaja, pavarësisht moshës që keni.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0