Mosha nuk të pengon të arrish sukses. 17 vjeçarët shqiptarë që e konfirmojnë këtë

Mosha nuk të pengon të arrish sukses. 17 vjeçarët shqiptarë që e konfirmojnë këtë


Edhe pse janë të rinj në moshë kanë ditur mjaft mirë të ngrenë lart emrin e tyre dhe të vendit. Që në këtë moshë kanë fituar çmimet e para nëpër botë. Kanë arritur qëllime e deri në shpikje. BusinessMag.al ju sjell arritjet e tyre, ndërsa do t’i ndjekim në të ardhmen e tyre premtuese.Esli Belshi, është vajza që në moshën 17 vjeçare fitoi vendin e dytë në botë, me projektin e saj në një konkurs shkencor ndërkombëtar në fushën e energjisë. Konkursi u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të Houston, në Texas/SHBA. Esli përfaqësoi Shqipërinë me projektin “Një dorë robot”. Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroi asaj një bursë studimi.

Lexo: 17 vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë me shpikjen e saj

Mario Alla vetëm 17 vjeç ka bërë të mundur krijimin e disa robotëve Mark.0 dhe Mark.1. Mario është i apasionuar pas teknologjisë, pasion që i ka lindur që në moshë të vogël. Së fundi ai ka marrë pjesë në kompeticone startup dhe në programe të ndyshme, siç janë “Ofiçina” dhe “SuperGeneration”. Kjo e fundit u zhvillua nga Albtelecom dhe Mario fitoi vendin e parë, duke fituar edhe një shpërblim 2000 euro.

Lexo:  Mario Alla, djali i robotikës nga “Harry Fultz”

Inis Neziri është vajza që bëri krenare Shqipërinë duke fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Dreri i Artë”. Përveç triumfeve që Inis shënoi në festivale të ndryshme në Shqipëri ajo suksesin e saj e kurorëzoi edhe në Rumani duke përfaqësuar Shqipërinë në një nga kompeticionet muzikore të mbajtura atje.

Lexo: Inis Neziri, prek suksesin ndërkombëtar në muzikë vetëm 17 vjeç

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0