Ide biznesi për gratë - Business Magazine Albania

Ide biznesi për gratë


Nuk është e lehtë të jesh e suksesshme në botën e biznesit si një grua. Por, as nuk është e pamundur. Gratë e suksesshme si autorja e Harry Potter, JK Rowling, themeluesja e Spanx, Sara Blakely, CEO e Pepsico, Indra Nooyi dhe ylli i televizionit Oprah Winfrey, janë të respektuara dhe ato janë gjithashtu modele për gratë që aspirojnë të bëhen ndërrmarrëse.

Për gratë që përpiqen të gjejnë vendin e tyre në tregun e sotëm dhe dëshirojnë të bëhen të suksesshme, më poshtë janë 10 ide të biznesit që duhet të merren parasysh:

  1. Marketing Affiliate

Marketingu Affiliate është i gjerë sot dhe pavarësisht nga gjinia juaj, me strategjinë e duhur dhe me shumë punë, çdokush mund t’ia dalë në këtë fushë. Një nga sipërrmarrëset e suksesshme në këtë fushë është Rosalind Gardner. Ajo madje ka botuar edhe një libër të quajtur “Super Affiliate Handbook”. Çdo grua që aspiron për sukses mund të mësojë Marketingun Affiliate dhe vendosmërinë e Rosalind në ndërtimin e një biznesi të suksesshëm në internet.

  1. Bloggere

Sigurisht që shumë amvisa ia arrijnë të ndërtojnë blogje me orar “part time” që u sigurojnë atyre të ardhura të mjaftueshme. Disa shembuj të suksesshëm janë Ree Drummond, e cila është një blogere profesioniste amerikane e vlerësuar me çmime nga GruajaPionere.com si dhe Ana Hoffman nga TrafficGenerationCafe.com. Në botën kibernetike, askujt nuk i intereson për gjininë tuaj. Për sa kohë që keni diҫka që i siguron përfitime tregut, mund të jeni një bloggere e suksesshme.

  1. Shitja e produkteve dixhitale

Një ide e madhe për çdo grua që frymëzohet nga ndërrmarrësia është shitja e produkteve dixhitale. Produktet dixhitale si eBooks, video, kurse trajnimi, softuerë dhe aplikacione janë tregje të mëdha sot. Një avantazh i madh i shitjes së produkteve dixhitale online është se përderisa keni njohuri dhe ekspertizë, mund të bëheni lider i tregut, të krijoni produktet tuaja dhe pastaj t’i shisni në internet. Laura Vanderkam, autorja best-seller e”Çfarë bëjnë njerëzit më të suksesshëm para mëngjesit”, publikoi librin e saj të parë në formatin dixhital. Dhe kur u bë e suksesshme, ajo e konvertoi atë në një libër fizik për një audience më të gjerë. Përveç eBooks, ju mund të krijoni kurse dhe t’i shitni ato përmes videove.

  1. Modele

Dizajni dhe moda po bëhen gjithnjë e më të popullarizura këto ditë për shkak të zgjerimit të e-commerce në botë. Hulumtimet kanë treguar se gratë janë më të mira në dizajnin e modës dhe modelimin. Në fakt, kur një reklamë përmban një grua, ajo ka një popullaritet më të madh. Përveç kësaj, gratë posedojnë njohuri dhe përvojë më të mirë rreth modës sesa burrat. Kjo i lejon gratë sipërmarrëse të fillojnë bizneset e tyre të modës me një avantazh.

  1. Dizajn-Interior

Një tjetër ide e madhe e biznesit për ta eksploruar është industria e dizajnit interior. Kjo fushë nuk kërkon shumë punë të rëndë dhe kushdo që ka kreativitetin mund të ndërtojë një biznes të suksesshëm. Ka shumë dizajnerw të suksesshme në botë që janë gra. Për shembull, Elsie de Wolfe, Sister Parish dhe Dorothy Draper. Këto janë udhëheqëse të njohura dhe të respektuara në botën e dizajnit interior.

  1. Tutorim Online

Fusha e arsimit është një tjetër ide fitimprurëse me vlerë enorme. Kjo për shkak se gratë kanë më shumë durim se burrat, dhe për t’u bërë një tutore, qoftë online ose offline, kërkon durim të jashtëzakonshëm në trajtimin e fëmijëve. Çdokush mund të fillojë një biznes tutorimi me temën që i pëlqen dhe për të cilën është specializuar. Pothuajse çdo prind këto ditë po kërkon një tutor të mirë për fëmijët e tyre. Ky biznes kërkon kapital minimal ose zero kapital për të filluar.

  1. Dado dhe Kujdestare e kafshëve

Biznesi i dadove po rritet me një ritëm drastik, veçanërisht në vendet më të zhvilluara. Është e zakonshme që të dy prindërit të punojnë në ditët e sotme dhe kanë nevojë për një dado që të kujdeset për të porsalindurin e tyre. Për më tepër, shumica e njerëzve do të preferonin një dado femër se një mashkull për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e kujdesit për kafshët shtëpiake. Nëse i doni kafshët dhe mund t’i trajtoni ato, mund të filloni biznesin tuaj të kujdesit për kafshët.

  1. Hapni një Restorant ose Café

Hapja e një restoranti ose një kafeneje mund të kërkojë më shumë nga kapitali juaj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet ta konsideroni si ide. Nëse keni pasion për gatimin dhe përgatitjen e ëmbëlsirave të shijshme, kjo është industria që duhet ta ndiqni. Përveç kësaj, ju gjithashtu mund ta filloni pa kapital duke shitur receta dhe duke mësuar të tjerët si të gatuajnë.

  1. Shitja e bizhuterive

Gratë i duan stolitë dhe kjo është një industri miliarda dollarësh. Shikoni dyqanet e suksesshme si Pandora, që u themelua nga një çift, i cili është shndërruar në një prodhues ndërkombëtar të bizhuterive që shiten në më shumë se 100 vende të botës. Gratë zakonisht e kuptojnë se çfarë duan gratë e tjera. Prandaj, nëse keni një pasion për bizhuteritë, duhet ta konsideroni biznesin e bizhuterive. Për shembull, ju mund të filloni t’i shisni ato online dhe pastaj të zgjeroheni.

  1. Biznesi i të folurit në publik

Pavarësisht nga aftësitë tuaja, të folurit në publik është një art dhe gjithashtu një biznes shumë fitimprurës. Kur të zhvillohesh si një figurë autoritare në industri, njerëzit do të paguajnë një çmim premium për t’ju dëgjuar. Një shembull i mirë është Hillary Clinton. Ajo fitoi miliona nga angazhimet e saj për të folur në publik. Për fat të mirë, të folurit publik është një aftësi që ҫdokush mund ta përvetësojë.

Këto janë 10 idetë më të mira të biznesit për gratë ndërmarrëse që aspirojnë të bëhen të suksseshme. Natyrisht, ka shumë ide fitimprurëse të biznesit duke pritur që ju t’i zbuloni. Megjithatë, 10 idetë e listuara më sipër mund të jenë një start i shkëlqyeshëm për këdo që ka një pasion për to.

Burimi: The Wisdom Post.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0