A është kjo sedilja e duhur për udhëtarët e biznesit në të ardhmen?

A është kjo sedilja e duhur për udhëtarët e biznesit në të ardhmen?


Në një fluturim të gjatë, pasagjerët kalojnë kohën duke punuar, duke ngrënë, duke fjetur, dhe të gjitha këto i bëjnë në të njëjtin vend.  E njëjta gjë ndodh dhe me sipërmarrësit, të cilët detyrohen që shumë shpesh të kryejnë udhëtime të gjata për biznes.

Për këtë do të vijë në ndihmë sedilja e re e Airbus “Settee Corner”, e cila ofron tapiceri në stilin e shtratit dhe do të ndërthurë së bashku të gjitha tiparet që nevojiten për një udhëtim të rehatshëm për ata që udhëtojnë për biznes. Pamja re e avionit u shfaq për herë të parë në Expo 2019 në Hamburg të Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të linjave të ndryshme ajrore. Kjo risi do të jetë komode, pasi udhëtarët do të shtrihen ashtu siç shtrihen në shtëpitë e tyre. Ata madje mund të bashkohen me një partner udhëtues për një aperitiv dhe për të shijuar argëtimin gjatë fluturimit. Në momentin kur është koha për të fjetur, mjafton që pasagjerët të shtrihen. Nuk ka nevojë për mekanizma dhe veprime të tjera.

Lexo:  Feedback-u ndaj klientit në vend të “Hot Air”: një intervistë me Business Angel-in, Martin Giese

Transformimi i traditës

Koncepti “Settee Corner” është dizajnuar nga Airbus në bashkëpunim me prodhuesin e sediljes Geven. Ekipi e bazoi konceptin në një konfigurim tre vendësh të klasit ekonomik, duke transformuar këtë opsion të njohur në një koncept të lehtë dhe luksoz të pjesës biznes.

Airbus tani po promovon gamën e 321, që do të flutorojë 7-8 orë. Martinez Martin shprehet se sedilja është 30-50% më e lehtë se sedilja aktuale e klasit të biznesit.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0