Kushtet e vështira ekonomike nuk e kanë penguar që sot ai të ecë përpara dhe të krijojë një biznes të regjistruar në Amerikë falë ortakërisë më një shtetas amerikan. Kurioziteti e shtyu të studionte online për teknologjinë dhe websit-et.
E nisi me krijimin e website “Koka Official” në bashkëpunim me një maroken. Kjo faqe u cilësua nga facebook si një nga 3 faqet më të shpejta në botë dhe arriti të siguronte 3.5 milionë fansa në një muaj. Faqja u hakerua duke u mbyllur. Por ai nuk ndaloi. Së bashku me vëllain, nga dashuria e madhe për kafshët, krijoi një faqe për këtë. Faqja publikon video e foto të përzgjedhura të kafshëve, kryesisht të qenve. Në fund të vitit të kaluar, pjesë e ekipit bëhen edhe dy sipërmarrës amerikanë, të cilët blenë 50% të vlerës së faqes. “Huskymag” sot është regjistruar si biznes në Kansas City, ku janë dhe zyrat qëndrore të saj.
Por çfarë është Huskymag dhe si lindi ideja e krijimit?Në vitin 2017 Marion punonte për DF Magazine, një revistë dhe media e përgjithshme, ku postoheshin video dhe lajme të ndryshme. Nga gjithë postimet që hidheshin kuptoi se postimet e kafshëve ishni ato që tërhiqnin më shumë vëmendjen e shikuesve. Kështu, me vëllain krijuan Husky Puppies dhe më vonë ndryshuan emrin në Huskymag.
Si u shërben Huskymag njerëzve dhe cilat janë burimet e përmbajtjes
Huskymag promovon bashkëjetesën me kafshët dhe qentë në veçanti. Si të trajtohen ata si të barabartë dhe të ndihen pjesë e familjes.
Çdo ditë, mbi 50 persona të ndryshëm nga e gjithë bota dërgojnë videot e tyre në mënyra të ndryshme si email, DM ose instagram duke bërë tag dhe videot zgjidhen në bazë të cilësisë dhe informacionit të rëndësishëm që përmbajnë për audiencën. Një grup ndjekësish prej 100 mijë veta u jep mundësinë njerëzve të interesuar të marrin informacionet bazë për këto kafshë.
Lexo Arben Cenko, inxhinieri i suksesshëm në Amerikë falë studimeve në Tiranë
Arritja më e madhe?: “Të arrish do të thotë të ndalosh. Ne nuk ndalojmë, ky është vetëm fillimi”, thotë ai. Dhe me sukses me siguri nuk ka parasysh paratë. “Paraja nuk është gjithçka, duhet punuar fort për të ndërtuar një të ardhme”. Aktualisht ai është në hapat e para të krijimit të një kompanie të quajtuar Being. “Kjo kompani premton shumë, por duhet t’ia lëmë kohës për t’a vërtetuar këtë”,- thotë ai, duke theksuar se së shpejti do të largohet drejt Britanisë së Madhe, për t’iu bashkuar kolegëve të tij, të cilët i kanë besuar dhe e kanë ndihmuar shumë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.