Ritualet e veçanta të mëngjesit të drejtuesve më të ngarkuar të Amerikës

Ritualet e veçanta të mëngjesit të drejtuesve më të ngarkuar të Amerikës

Gjërat që sugjerohet të bëni çdo mëngjes para orës 10


Nga zgjimi, vrapi i mëngjesit në gjumin e tejzgjatur, çdo drejtues ka rutinën e tij për një ditë produktive. Ja çfarë bëjnë në mëngjes disa nga CEO-t e bizneseve më rritjen më të shpejt në Amerikë.

  1. Zakoni im më i çuditshëm i mëngjesit është të zgjohem dhe dërgojë mesazhe dhe email-e njerëzve në orën 4:30 a.m kur zgjohem. – Eric Garrett, The Garrett Companies.

“Unë mendoj se shumë njerëz do të mendojnë se është e çuditshme të marrësh mesazhe dhe emaile gjatë këtij orari,” thotë Garrett. Por, për CEOn çdo orar duhet shfrytëzuar për të qenë produktiv.

  1. “Unë në zakonisht lexoj një artikull në Wikipedia apo ndjek një video ndihmuese në YouTube” –Justin Quinn, Natural Force

“Unë kam qëllim të mësoj diçka të re çdo mëngjes para se të fillojë punën,” thotë bashkëthemeluesi i Jacksonville, kompani suplementesh fitnesi në Florida. Ndërkohë, bashkëthemeluesi Joe Rakoski thotë: “Më pëlqen të eci zbathur. Më ndihmon të përqëndrohem për ato që më presin gjatë ditës”.

  1. “Unë rri në majë të gishtave kur laj dhëmbët. Është i vetmi ushtrim që bëj.” Kilee Nickles, Nickel & Suede.

Për një mama të zënë me punë dhe pronaren e një biznesi bizhuterish, vrapi i mëngjesit është një streching i mirë. Kështuqë ajo mundohet të bëj pak ushtrime sa herë ka mundësi.

  1. “Të paktën një herë në javë ne ulemi rreth tavolinës dhe hamë mëngjesin bashkë”. – Mike McKenna, Diamond Assets

Në Milton, të ndash mëngjesin më kolegët një herë në javë tregon një ndjenjë më të madhe komuniteti. “Unë e shoh kompaninë tonë shumë të afërt, njësoj si një familje,” thotë McKenna.

  1. “Çdo mëngjes unë ha dy sanduiç me gjalp bajamesh dhe vaj ulliri me një smoothie dhe çaj jeshil”. –David Barnett, PopSockets

Për themeluesin e Boulder, një kompani aksesorësh për telefonat, konsistenca është kritike për drejtimin e biznesit të tij në rritje të shpejtë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0