Hapet thirrja për aplikim nga Forumi për Iniciativa Qytetare - Business Magazine Albania

Hapet thirrja për aplikim nga Forumi për Iniciativa Qytetare


Idetë fituese mund të përfitojnë grante në vlerë 10,000 USD në nivel rajonal. Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes-planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit në vend.

Kriteret për aplikim:

> Ideja është ende në fazat e para të zhvillimit të saj
> Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale
> Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore
> Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritje të vazhdueshme
> Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është e vetëdijshme për konkurrentët dhe avantazhet
> Ideja mbështet rivitalizimin e ekonomisë dhe lidhjen mes njerëzve dhe komunitetit
> Ideja është inovative në krahasim me bizneset dhe projektet e tjera në komunitet

Kush mund të aplikojë?

> Individë
> Organizatat Jo-Fitimprurëse
> Bizneset e vogla

APLIKO KËTU

Kushtet e financimit:

Në nivel rajonal, idetë fituese do të përfitojnë grant deri në 10,000 USD.

Dokumentet që duhen dorëzuar:

> Forma e Aplikimit
> Një dokument që vërteton statusin ligjor të entitetit që aplikon (për organizata dhe biznese të vogla)
> Forma Financiare (Mund ta shkarkoni në linkun më poshtë)

Dokumentet duhet të dorëzohen deri me datën 01/06/2019 në info@fiq-fci.org

/FIQ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0