Agropërpunuesit kërcënojnë se nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët, nëse nuk rishikohet TVSH - Business Magazine Albania

Agropërpunuesit kërcënojnë se nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët, nëse nuk rishikohet TVSH


Përpunuesit e Industrisë Ushqimore kanë shtyrë afatin për transferimin e taksës tek fermerët, furnitorë të tyre, por paralajmërojnë se pas një jave, me 14 Mars nuk do të grumbullojnë asnjë litër qumësht nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ata gjenden para detyrimit për të paguar 14% Tatim mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa fermeri paguan vetëm 6%. Sipas tyre, detyrimi 20% e TVSH-së i duhet paguar në shtet nga prodhuesit e produktit.

Ndryshimi shqetësues për prodhuesit erdhi në fillim të muajit Dhjetor, ku në Ligjin për TVSH-në u zëvendësuan tek “Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor”, fjalët “20 për qind” me fjalët “6 për qind”.

Prodhuesit e kanë ngritur shqetësimin edhe më parë, ndërsa thonë se, kanë kaluar tre muaj takime pa një zgjidhje të situatës. Sipërmarrja është rënduar edhe nga pagesa e TVSH-së për llogari të fermerëve.

Sipërmarrësit paralajmërojnë se disa ndërmarrje mund të shkojnë deri në faliment për shkak të taksave të padrejta.

Një ditë më parë, sipërmarrësit agropërpunues kanë takuar Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuci, Zv. Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Z. Elton Haxhi dhe ekipet e këtyre dy ministrive. Pas këtij takimi, ata vendosën të shtyjnë me një javë masat e tyre drastike për të mos blerë qumësht tek baxhot dhe fermerët e tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0