8 fraza që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë gjatë një bisede - Business Magazine Albania

8 fraza që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë gjatë një bisede


Ne të gjithë themi gjëra që njerëzit i kanë interpretuar shumë ndryshe nga ajo që kemi dashur të themi. Këto komente dukshëm dashamirëse të çojnë në ndjenjën e tmerrshme që vjen vetëm pasi e ke menduar atë që goja tha.

Ka disa fraza që njerëzit emocionalisht inteligjentë kujdesen dhe i shmangin në bisedat e rastësishme. BusinessMag ju sjell 8 frazat e mëposhtme, të cilat duhet t’i shmangni me çdo kusht.

Lexoni: 8 frazat që njerëzit e zgjuar përdorin gjithmonë

“Dukesh i lodhur”

Njerëzit e lodhur janë jo tërheqës, ata kanë sy të fryrë dhe flokë të çrregullt, kanë vështirësi të përqëndrohen dhe janë shumë të ngrysur. Kur ju i thoni dikujt që duket i lodhur, nënkuptoni të gjitha gjërat e mësipërme.

“Wow, ke humbur gjithë këtë peshë!”

Edhe një herë, një koment i thënë me mirëkuptim – në këtë rast një kompliment – krijon përshtypjen se jeni kritik. Kur i thoni dikujt se ka humbur shumë peshë duket sikur ai ka qenë shumë i shëndoshë dhe jo tërheqës.

“Ti gjithmonë …” ose “Ti kurrë …”

Askush nuk bën diçka gjithmonë ose kurrë. Njerëzit nuk e shohin veten si njëdimensional, ndaj nuk duhet të përpiqeni t’i definoni ata si të tilla. Këto fjali i bëjnë njerëzit mbrojtës dhe të mbyllur në lidhje me mesazhin tuaj. Kjo është e dëmshme për ju, sepse i përdorni këto fraza kur keni diçka të rëndësishme për të diskutuar.

Lexoni: 9 fraza që liderët efektivë u thonë punonjësve për t’i motivuar

“Dukesh shumë mirë për moshën që ke”

Përdorimi i kësaj fraza si një kualifikues gjithmonë del si i mërzitshëm dhe i vrazhdë. Njerëzit thjesht duan të jenë të zgjuar dhe të aftë.

“Siç kam thënë më parë …”

Të gjithë i harrojmë gjërat herë pas here. Kjo frazë nënkupton që ju jeni të fyer që duhet të përsërisni veten, gjë që është e vështirë për marrësin. Të fyesh për këtë shkak dhe duhet të përsërisësh veten nënkupton se ose jeni të pasigurt ose mendoni se jeni më të mirë se gjithë të tjerët (ose të dyja!).

“Paç fat”

Kjo është një frazë delikate. Sigurisht që nuk është fundi i botës në qoftë se ju dëshironi një fat të mirë, por kjo frazë nënkupton se ata kanë nevojë për fat që të kenë sukses.

“Varet nga ty” ose “Çfarë të duash ti”

Ndoshta mund të jeni indiferent ndaj pyetjes, por mendimi juaj është i rëndësishëm për personin që e kërkon atë (përndryshe nuk do ta kishte kërkuar fare).

Lexoni: 9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët

“Epo, të paktën unë kurrë nuk kam …”

Kjo frazë është një mënyrë agresive për të larguar vëmendjen nga gabimi juaj duke vënë në dukje një gabim të vjetër, të mundshëm të parëndësishëm që bëri personi tjetër.

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0