"Shkollat e Shekullit 21", qeveria britanike investon 10 milionë paund në Ballkan - Business Magazine Albania

“Shkollat e Shekullit 21”, qeveria britanike investon 10 milionë paund në Ballkan


“Shkollat e Shekullit 21”, është programi i lançuar së fundi me nismën e British Council, për Ballkanin Perëndimor. Programi u lançua në Tiranë dhe përfshin Shqipërinë e pesë vende të tjera të Ballkanit.

Programi trevjeçar financohet nga qeveria Britanike. Ky program parashikon të pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në gjashtë vendet e Ballkanit, me aftësi si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe kodimit. Objektivi i këtij programi është të rritet tek brezi i ardhshëm shpirti novator dhe sipërmarrës, duke krijuar kështu mundësinë për punësim.

“Shkollat e Shekullit 21” parashikon që shkollat e arsimit bazë në Shqipëri, Kosovë, Bosnje,  Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi do të pajisen me micro:bit (mikro-kompjuter portabël). Përmes tyre, fëmijët do të marrin aftësi të reja dixhitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese.

Sfidat për pajisjen e nxënësve u diskutuan gjatë lançimit të programit në Tiranë, në shkollën “Niket Dardani”, nga përfaqësues të British Council, qeverisë shqiptare dhe britanike dhe institucione të tjera.

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Britanike panë projektet nga 15 shkollat që morën pjesë në konkursin Shkollat e Shekullit 21. Dy fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në një konkurs rajonal në Beograd në muajin prill, si pjesë e Samitit Dixhital të Vendeve të Ballkanit.

Në  Shqipëri janë përfshirë në program 1,200 shkolla me rreth 120 mijë nxënës të moshës 10-15 vjeç.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0