“Pse dua të marrë pjesë në Spark.me?" Hapet thirrja për blogger të konferencës

“Pse dua të marrë pjesë në Spark.me?” Hapet thirrja për blogger të konferencës


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 25-26, në Porto Montenegro, Tivat, Mal i Zi, ka hapurr thirrjen për blogger-ë zyrtarë të Spark.me 2019. Blogger-ët e interesuar nuk janë të limituar vetëm në formatin e tekstit. Ata janë të lirë të përdorin gjithashtu audio dhe video, në formatin e një podcast-i apo vlog-u (blog me video).

Për të aplikuar, blogger-ë potencialë, vlogger-ë apo podcasters duhet të shkruajnë një postim në blogun e tyre, të filmojnë një video apo të regjistrojnë një podcast me temën “Pse dua të marrë pjesë në Spark.me 2019?”, ta shpërndajnë atë në rrjetet e tyre sociale me hashtag-un #SparkMe, të bëjnë tag faqen zyrtare të Spark.me dhe të plotësojnë formularin e aplikimit në http://spark.me/ambassadors/. Afati i aplikimit është 19 Prill, 23:59:59 UTC. Lista e blogger-ëve zyrtarë të Spark.me do të publikohet në website-in e konferencës më 26 Prill.

Lexoni: Rikthehet Spark.me 2019 me folësen e parë, Anab Jain, fituese e disa çmimeve në dizajn dhe në prodhimin e filmave

Blogerët e Spark.me 2019 do të përfitojnë: një biletë falas për të dyja ditët në Spark.me (duke përfshirë hyrjen e lirë në të gjitha seancat e konferencës), akomodimin në hotelin me 4 yje “Magnolia” në Tivat; udhëtim në Gjirin e Kotorrit të rezervuar për folësit Spark.me, partnerët dhe organizatorët dhe titullin në faqen zyrtare të konferencës si blogger zyrtar i Spark.me 2019. Blogger-ët zyrtarë të Spark.me 2019 pritet të publikojnë dy përmbajtje që lidhen me konferencën (një postim në blog, një video ose një podcast) përpara datës 17 Maj, të publikojnë një pjesë të përmbajtjes gjatë javës së lançimit të biletave Super Early Bird për Spark.me 2020.

Deri më tani Spark.me ka njoftuar pjesëmarrjen e dy folësve – Anab Jain (folës, dizajner, producent dhe bashkëthemelues i Superflux – një kompani inovacioni për dizajn dhe teknologji) dhe Jeremiah Owyang (një partner themelues i Kaleido Insights dhe Disruptive Technology Expert, i cili konsiderohet autoriteti më i madh në programet e inovacionit të korporatave). Folës të tjerë do të publikohen në vazhdim edhe në faqen e Business Magazine Albania.

Lexoni: Jeremiah Owyang, CEO i Catalyst Companies, është folësi më i ri në Spark.me 2019

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.meStudentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë deri në 27 vjeç mund të marrin biletën e tyre për çmimin special 50 €.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0