DSL, kompania e një shqiptari që jeton në Amerikë

Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami


Familja Bajrami i shpëtoi represionit Serb e Luftës në Kosovë. Por dhimbja duket se e ka fuqizuar më shumë këtë familje. Ajo sot, jo vetëm që është rimëkëmbur nga dhimbja e ka ndërtuar jetën në Amerikë, por ka arritur të afirmohet si një familje sipërmarrëse në transportin e luksit, me 450 automjete në pronësi e 230 të punësuar.

Desert Sedan Limo(DSL) quhet kompania, e cila ofron shërbime me makina luksoze për të gjithë ata që zgjedhin shërbimin e kësaj kompanie. BusinessMag.al ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me drejtuesin e kësaj kompanie z.Albert Bajrami.

Prej sa kohësh jeni në Amerikë dhe si e keni zhvilluar jetën tuaj atje? A mund të na përmendni konkretisht sfidat më të mëdha dhe sukseset?

Në Amerikë kemi ardhur afërsisht para 20 vitesh, pasi u dëbuam nga shtëpitë tona në luftën e fundit në Kosovë. Sfida më e madhe ishte t’i mblidhnim forcat për të vazhduar. Kjo ishte shumë e vështirë duke ditur gjendjen e vendit tonë. Suksesi më i madh që mund të them se kemi arritur. është fakti që jemi një biznes që me sukses po vazhdon punën prej 15 vitesh. Kjo nuk ishte e lehtë. Kemi punuar shumë, kemi investuar shumë dhe tani jemi një biznes i madh.

Si lindi ideja e krijimit të  këtij biznesi? Na flisni pak rreth zhvillimeve dhe vështirësive që ju ka sjellë fakti që jeni shqiptar.

Ëndrra për krijimin e një biznesi për transport luksoz ka filluar qysh nga vitet e 90-të, kur ne u larguam nga vendlindja jonë, e cila ishte coptuar nga lufta e fundit. Kur shtëpitë tona u shkatërruan nga ushtria serbe, familja jonë u nda me forcë. Fakti që familja jonë u nda ishte i tmerrshme, por kur lufta përfundoi unë fillova t’i kërkoja anëtarët e familjes, nga të cilët më ndau lufta. Nuk kishte transport, autobus e as taksi. Që atëherë lindi ideja që së bashku me familjen time unë do të mund të krijoja një biznes që do të ishte ndihmë edhe për të tjerët. Kjo ishte shumë e vështirë të arrihej, por gjithçka ndryshoi kur unë dhe familja ime shkuam në Amerikë si refugjatë. Atje krijuam një biznes shumë të madh, ku ofrohen shërbime për transporte luksoze në çdo ditë të vitit. Jemi në dizpozicion të klientëve 24 orë në ditë.

Si keni arritur t’a zhvilloni biznesin? Mund të na flisni konkretisht cila është klientela juaj, cilat janë llojet e shërbimeve dhe si funksionin shërbimi dhe shtrirja gjeografike e këtij shërbimi?

Biznesi ynë është një biznes familjar. Ne kemi arritur t’a zhvillojmë biznesin falë punës tonë të palodhshme të secilit nga ne. Desert Sedan Limo ofron shërbime për klientë të ndryshëm. Shërbimet tona variojnë, disa nga shërbimet tona jane: transport me limuzinë, transport me autobuze, transport me sedane etj. Shërbimi ynë ofrohet edhe në Arizona. Për më shumë mund të vizitoni web-faqen tonë: www.desertsedan.com/

Sa automjete keni në zotërim në kompaninë tuaj? Po punonjës?

Momentalisht kompania jonë ka 450 mjete transporti dhe 230 të punësuar. Por më duhet të theksoj se numri po rritet vazhdimisht.

Çfarë ju motivon për të vazhduar përpara?

Ne besojmë se pjesën më të vështirë e kemi kaluar, kështu që kjo është një shtysë e mjaftueshme, që të mos ndalemi tani, kur kemi kaluar një kohë shumë të madhe duke punuar pa u ndalur.
Lexo: Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Qëllimi është gjithnjë të rritemi më shumë, në mënyrë që të jemi në gjendje te punësojme më shumë punëtorë dhe të ndihmojmë sa më shumë njerëz. Kur ne vetë kishim nevojë për ndihmë nuk na ka përkrahur njeri. Sot jemi këtu për të tjerët, të bëjmë diçka për t’a, t’u shërbejmë dhe t’i punësojmë, t’u ofrojmë ndihmën e cila neve personalisht na ka munguar në kohën kur kishim më shumë nevojë për të.

Si është marrëdhënia juaj me Shqipërinë dhe Kosovën. A e keni menduar ndonjëherë t’a zhvilloni biznesin tuaj në atdhe?

Guri i rëndë peshon në vendin e vet. Në planet tona është të sjellim biznesin në Shqipëri dhe Kosovë. Puna sapo ka filluar dhe brenda 3 viteve besojmë që do të jemi prezentë edhe në trojet shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0