9 rregulla të reja në procedurat e tatimeve - Business Magazine Albania

9 rregulla të reja në procedurat e tatimeve


Disa ndryshime në procedurën tatimore kanë hyrë në fuqi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell ndryshimet kryesore që duhen pasur parasysh nga sipërmarrjet

Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë:

  • Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore;
  • Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.
  • Për çdo vend tjetër të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit, personi fizik, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm me qëllim identifikimin vendndodhjes të veprimtarisë së re;
  • Njoftimi nga ana e administratës tatimore, kur arrin në përfundimin se një detyrim tatimor nuk është paguar plotësisht, mund të bëhet edhe me forma të tjera të dërgimit të njoftimit, përveç postës dhe rrugës elektronike, duke përfshirë edhe dorëzimin dorazi të njoftimit kundrejt konfirmimit të marrjes së tij prej tatimpaguesit.
  • Parashikohen penalitete si për shitësin ashtu edhe për blerësin nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”;
  • Thjeshtëzimi i procedurës së çregjistrimit të tatimpaguesve/subjekteve të regjistruar në QKB dhe pranë Administratës Tatimore;
  • Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit;
  • Në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve, nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30 (tridhjetë) për qind.
  • Sqarim i parimit antishmangie si një nga metodat alternative të vlerësimit në rastet e veprimeve për shmangien e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor;

Tatimet bëjnë të ditur se do të informojnë sipërmarrjet edhe në formë më të detajuar për ndryshimet në Procedurat Tatimore.

Tatime.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0