TVSH për bujqësinë, fermerët nuk ndalin protestat - Business Magazine Albania

TVSH për bujqësinë, fermerët nuk ndalin protestat


Pas përgjigjes së Ministrisë së Financave se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për fermerët nuk do të rishikohet, kanë reaguar agropërpunuesit. Në fillim të muajit të ardhshëm, fermerët do të protestojnë sërish në Lushnje.

Albanian Food Industry (AFI) bën të ditur se reagimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fund të javës së kaluar, treguan qartë se qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimi i ligjit, i cili ul normën e kompensimit të TVSH-së për fermerin, prodhues i produkteve primare bujqësore, nga 20 në 6 %.

“Kjo ka zhgënjyer fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit nga e gjithë Shqipëria, të cilët ndihen të tradhëtuar nga ky ndryshim i papritur”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përfaqësues nga fermerë, grumbullues dhe përpunues kanë zhvilluar një takim të koordinuar nga AFI, të cilët kanë shfaqur një shqetësim të jashtezakonshëm për situatën e krijuar.

Lexo: TVSH e fermerëve nuk ndryshon sipas Ministrisë së Financave

Pasoja e menjëhershme e këtij ligji, në të gjithë nënsektorët e bujqësisë, është ulja e çmimit të lëndës së parë, pra çmimit efektiv të shitjes së produktit bujqësor dhe blegtoral nga fermeri.

Tabela më poshtë ilustron rastin e çmimit të shitjes si litri qumësht.

Çmimi për njësi pa TVSH      TVSH  Cmimi i shitjes nga fermerit

DJE – TVSH 20%       40 lekë            8 lekë              48 lekë

SOT – TVSH 6%        40 lekë            2.4 lekë           42. 4 lekë

5.6 lekë më pak për 1 litër

Çfarë sjell ky ndryshim në bujqësinë shqiptare sipas AFI:

  • Nxitjen e shitjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në mënyrë informale
  • Cënimin e sigurisë ushqimore për shkak të rritjes së informalitetit
  • Ulja e konkurueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe blegtoral në tregjet e huaja dhe në tregun vendas karshi produkteve të importit.

Uljen e mëtejshme të leverdisë për mbarështimin e gjedhit dhe të imtave si dhe kutivimin e tokës.  Vetëm në vitet e fundit, sipas Shoqatës së Stacioneve Veterinare të Shipërisë, numri i gjedhëve ka një rënie prej 30 mijë krerësh, po ashtu është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i të imtave.

  • Frenimi i investimeve në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimin, apo më keq akoma braktisjen e investitorëve aktualë
  • Emigrim masiv dhe braktisje e fshatit

Për të frenuar falimentimin e bujqësisë dhe me shpresën që qeveria do të reflektojë, fermerët, grumbulluesit dhe agropërpunuesit do vijojnë veprimet e tyre, duke organizuar një manifestim paqësor kombëtar në datë 3 Prill 2019 në Lushnjë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0