Por, askush prej tyre nuk pranon se është i shpërqëndruar, më pak kreativ dhe sillet më ashpër me stafin e tij.
Këto janë pasojat e një gjumi prej më pak se 7 apo 9 orësh.
Një studim së fundmi ka zbuluar se një person që rri zgjuar për 19 apo 20 orë, performon si një person i alkolizuar.
Studime të tjera tregojnë se nëse flini 6 orë për 10 ditë, gjatë ditës së 11-të ju do të ndiheni të paaftë për të punuar me sytë hapur si një buf.
“A performojnë mirë drejtuesit që flenë vetëm 6 orë në ditë? Sigurisht që jo,” thotë neuroshkencëtari Matthew Walker, autor i librit “Why We Sleep”. “Dhe nuk ka të bëjë thjesht me efektivitetin, por dhe efiçencën. Kur je pa gjumë ti je jo efiçent. Pse ta ziesh ujin në temperaturë mesatare kur ai do një temperaturë shumë të lartë?”
Shumica e ekspertëve të gjumit vlerësojnë se jo më shumë se 3% e popullsisë është e lindur për të funksionuar mirë në më pak se 6 orë në natë, sipas Els Van Der Helm, studiues i gjumit dhe bashkëthemelues i Shleep, që mundëson programe gjumi për shumë korporata.
Një projekt potencial, një trajnim global i udhëheqjes dhe firmës kërkimore, intervistoi 250 CEO të Fortune 500. 200 prej tyre thanë se flinin 7 deri në 8 orë.
Martina Bender-Scheel, kreu i talentit dhe kulturës për Deloitte në Zvicër, tregon eksperiencën e saj. Ajo fjeti 5 deri 6 orë në natë gjatë javës dhe një orë më shumë gjatë fundjavave.
“Unë zgjohesha herët për të bërë gati fëmijët dhe veten për ditën, të shkoja në punë dhe, në mbrëmje përpiqesha të isha në shtëpi për darkë, çoja fëmijët në shtrat dhe pastaj isha përpara kompjuterit duke punuar përsëri deri pas mesnatës, ” tha Bender-Scheel. Tani ajo fle të paktën 7 orë në natë gjatë javës dhe përpiqet të marrë një orë apo më shumë një natë gjatë fundjavave.
“Ndiej një ndryshim të madh. Unë mund të bëj më shumë gjëra gjatë ditës dhe mund të përqendrohem më mirë e të mendoj më mprehtë. Dhe unë qesh më shumë, “tha ajo.
/CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.