Askush nuk investon në pasiguri. Flet CEO i Siemens për Brexit

Askush nuk investon në pasiguri. Flet CEO i Siemens për Brexit


 

Drejtori i Përgjithshëm i Siemens thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të ofrojë qartësi në tregti ose do të rrezikojë rënien e mëtejshme të investimeve. Shefi i Siemens Joe Kaeser tha për CNN Business se të gjithë kërkojnë një siguri për paratë që do të investojnë. Ky ishte një mesazh direkt për zhvilluesit e markave.

Mbretëria e Bashkuar ka planifikuar të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, por ende nuk ka marrëveshje për daljen. Grupet lobuese të biznesit po bëjnë thirrje për qartësi lidhur me kushtet e “divorcit”  dhe marrëdhëniet tregtare të ardhshme të Britanisë me Bashkimin Europian.

Kaeser u shpreh se pasiguria është ajo që po i sfidon të gjithë. Sipas tij Mbretëria e Bashkuar është shumë e paqartë në veprimin që ka ndërmarrë pasi nuk di surprizash e rezervuara nga e ardhmja.  Në një raport të publikuar nga Mbretëria e Bashkuar këtë javë, vihet re se pasiguria po shkakton shumë probleme në ekonominë britanike. Pati një rënie vjetore ekonomike 1.4%, e vënë re vetëm në vitin 2012. Ky është tremujori i 4-t që shënohet rënie.

Investimet e humbura

Airbus ka paralajmëruar se do të detyrohet të mos investojë në të ardhme nëse Britania largohet nga Bashkimi Europian. Nissan përmendi pasigurinë Brexit kur ajo braktisi planet për të ndërtuar një model të ri në Angli.

BE vlerëson se bankat dhe kompanitë e tjera financiare kanë zhvendosur asetet me vlerë të paktën 800 miliardë dollarë ($ 1 trilion) jashtë vendit drejt Bashkimit Europian.

Lexo: Pas krizës së Brexit, ka një krizë liderësh

Qeveria holandeze tha fundjavën e kaluar se 42 kompani janë zhvendosur nga Britania në Holandë, duke rezultuar në 290 milionë euro (328 milionë dollarë) investime të reja për Holandën. Madje ajo është në bisedime edhe me 250 kompani të tjera, të cilat synojnë lëvizjen e investimeve të tyre.

Kaeser shprehet gjithashtu se nëse britanikët do të kishin qenë në dijeni të këtyre veprimeve të ndërrmara nga qeveria, do të kishin votuar ndryshe.

CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0