Hapet rruga për industrinë automotive. Priten 600 të punësuar nga kompania koreano jugore në Fier - Business Magazine Albania

Hapet rruga për industrinë automotive. Priten 600 të punësuar nga kompania koreano jugore në Fier


Së fundi, Qeveria shqiptare vendosi t’i hapë rrugë realizimit të një investimi në pjesë këmbimi për automjete. Kompania koreano-jugore “Yura Corporation”, ndër kompanitë e njohura në botë për prodhimin e elementëve elektrikë të automjeteve, pas negociatash vendosi të hyjë në tregun shqiptar.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e kësaj kompanie z.Lukas Nam.

“Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, incentivave lehtësuese nga qeveria shqiptare dhe suportit të AIDA-s”, u shpreh Nam.

Me planin e biznesit të propozuar, kompania parashikon të zhvillojë një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan, Fier.  Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018. Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë brenda vitit 2019, ku do të punësohen  rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e  investimit  është parashikuar 6,5 mln Euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milionë euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë. Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë. Aktualisht “Yura” operon në shumë vende 12 vende të botës,  me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si:  Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.

Yura Corporation Albania u themelua në maj të vitit të kaluar. Negociatat për vendimmarrje zgjatën gati një vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0