Sipas AMF, kjo platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.
Fillimi i kësaj platforme të re është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit.
“Mbrojtja dhe edukimi i konsumatorit dhe investitorit është prioritet” sipas AMF.
Kliko Këtu për të parë hapat që duhet të ndiqni për depozitimin e një ankese dhe ndjekjen e saj në faqen zyrtare të AMF-së.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.