Ja çfarë sugjerojnë për sukses sipërmarrësit drejtues emisionesh televizivë - Business Magazine Albania

Ja çfarë sugjerojnë për sukses sipërmarrësit drejtues emisionesh televizivë



I shohim vazhdimisht përmes ekranit të kuruar deri në detaj, duke reflektuar pozitivitet. Ata janë njerëz të televizionit, njëkohësisht sipërmarrës. Rrugëtimi i tyre drejt suksesit nuk ka qenë  i lehtë, por janë bërë burim motivimi e shembull suksesi për masën e gjerë të të rinjve. Ne ju sjellim mesazhet e tyre për sukses. 

Të ftuar në Startup Grind Tirana Alketa Vejsiu, Ardit Gjebrea, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ndajnë me lexuesin disa mesazhe motivuse dhe që të çojnë në rrugën drejt suksesit.

Ardit Gjebrea, një nga figurat më të suksesshme të ekranit sugjeron:

  • Prindërit janë hapi i parë drejt suksesit.
  • Duhet të jesh i bindur në atë që kërkon, madje shpeshherë duhet të thyhen disa rregulla.
  • Të jesh vetvetja.
  • Duhet të bësh stafin të mendojë që kjo është më e mira.
  • Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me gjëra të kota.

Lexo: //businessmag.al/post-startup-grind-ardit-gjebrea-nuk-duhet-te-jesh-nje-nder-ti-duhet-te-jesh-ti/

Alketa Vejsiu, moderatore dhe biznesmene:

  • Mos lini ëndrrat t’ju ikin nga frika e dështimit.
  • Njerëzit lindin për t’u bërë diçka.
  • Jeta është 50% punë 50%fat, pa punë nuk ka jetë.
  • Ide, shumë punë, njerëz të talentuar dhe kontroll.

Lexo: https://businessmag.al/post-startup-grind-alketa-vejsiu-doja-te-isha-e-pavarur-talenti-me-dha-me-shume-se-kaq/

Amarda dhe Ermal Mamaqi, të dy prezantues e sipërmarrës 

  • Qëndroni besnikë në gjërat e vogla, që të besoni në gjërat e mëdha.
  • Bëjini të tjerët të besojnë në punën tuaj.
  • Qëndrueshmëria dhe cilësia janë çelësi i suksesit.

Lexo: https://businessmag.al/amarda-toska-ermal-mamaqi-ne-startup-grind-tirana-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0