Treguesi i besimit në shërbime, ra mbi 3 pikë përqindje. Si kërkesa dhe ecura e biznesit shënuan rënie në këtë drejtim.
Në sektorin e industrisë treguesi i besimit ra 0.3 pikë përqindje, por është mbi mesataren historike.
Rënien më të lartë e pati besimi në tregti, mbi 5 pikë përqindje, duke mbetur nën nivelin e mesatares historike të saj. Punësimi në këtë sektor rezulton më pesimist, i ndjekur nga pritshmëritë për ecurinë e biznesit.
Në sektorin e ndërtimit besimi është rritur, ashtu si edhe në pjesën e konsumit në tërësi.
Në ndërtim po rriten kontratat e porosive, ndërsa te konsumatorët besimi është rritur nga të ardhurat.
Besimi në ekonomi është një faktor i rëndësishmë, pasi ai përcakton planin e shpenzimeve të personit, familjeve apo sipërmarrjeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.