Etiketa, kërkesa bazë e AKU për bizneset ushqimore - Business Magazine Albania

Etiketa, kërkesa bazë e AKU për bizneset ushqimore


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka dërguar një letër bizneseve ushqimore, duke u kërkuar vendosjen e etiketave të produktit. Mbi 5000 subjekteve u është kërkuar bashkëpunim për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Sipas AKU inspektorët kanë evidentuar shumë raste të tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me normat ligjore dhe që keq informojnë konsumatorin.

Për probleme me etiketat, vitin e kaluar janë ndëshkuar 208 subjekte ndërsa në 2017-ën 91 subjekte.

Vitin e kaluar kërkesat për miratimin e etiketës në AKU ishin 313 më shumë se një vit më parë.

Lexo: Marrëveshje për rritjen e sigurisë ushqimore në shkolla e spitale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0