Ende faqe online aktive për bastet. AKEP urdhëron mbylljen e tyre - Business Magazine Albania

Ende faqe online aktive për bastet. AKEP urdhëron mbylljen e tyre


Pas mbylljes fizike të pikave të basteve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vijon me publikimin informacionit për bastet online, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme të faqeve. AKEP veren se po vijon puna për të bllokuar aksesin te bastet sportive për të gjitha kompanitë e huaja që ofrojnë baste online. Autoriteti ka urdhëruar kompanitëtë mbyllinrreth 600 website që ofrojnë lojëra fati online.

Sipas Autoritetit, “AKEP në cilësinë e organit rregullator në këtë fushë është i vendosur për t’i shkuar deri në fund zbatimit të ligjit. AKEP kërkon nga kompanitë e internetit të bllokojnë menjëherë aksesin në këto ëebsite që ushtrojnë një aktivitet tashmë të paligjshëm në vendin tonë”.

Lexo: Ligji për ndalimin e basteve, një histori monopoli e frikshme!

Bastet dhe lojërat e fatit janë të paligjshme prej 1 janarit 2019. Pas kësaj datë nuk kanë munguar rastet deri në ndjekje penale për administratorët e kompanive që nuk zbatuan ligjin.

Lexo njoftimin tek AKEP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0