Albi Sulo dhe biznesi i tij me Aloe Vera - Business Magazine Albania

Albi Sulo dhe biznesi i tij me Aloe Vera


Shkruar nga Ornela Trupja 

Viti që lamë pas ishte një vit i sukseshmëm për Albi Sulon, djalin nga Tirana, i cili po i përkushtohet sipërmarrjes.

Albi ka ndërmarrë një biznes. Kultivimin e aloe veres. Ai ka ngritur një serë me 4000 rrënjë aloe vera, të cilat u përkasin variteteve të ndryshme.  Historia e jetës së tij dhe fakti që ka studiuar per politika bujqësore ka qenë nje shtyse për ta studiuar më tepër këtë bimë dhe për t’u marrë me këtë biznes. Ai morri pjesë në konkursin Green Ideas ku, ideja e biznesit të tij u shpall si më e mira. Në fillimin e këtij rrugëtimi, ai u përkrah financiarisht nga Partners Albania dhe më pas nga familja e tij, e cila ka punuar fort për të bërë realitet këtë pasion të tij.

Albi tregon se ecuria e biznesit i ka tejkaluar pritshmëritë e tij. Aktualisht, ai tregon se është fokusuar në shërbimin e klientit, më shumë se zgjerimin e sipërmarrjes.

Lexo: Vaji organik i ullirit “Musai”, nga Vlora në New York e Tokio

Risia që Albi sjell në Shqipëri është fakti se, po e kultivon këtë bimë më tokë, ndërsa deri më tani ne e mbillnim në vazo.

Në serën e tij po kultivohet një prej llojeve të Aloe Verës me shumë vlera. Bima e Aloe Verës, përveçse ka disa varitete, ka nevojë për faktorë të ndryshëm atmosferikë.

Sipërmarrja ka ndikuar shumë në formimin e Albit. Ai është bërë më dinamik. Ai tregon për Businessmag.al se, deri më sot, në vendin tonë, kjo bimë përdoret për përdorime të jashtme, siç janë lëkura, flokët dhe dhëmbët.

Për tregtimin e gjetheve të bimës ai ka lidhur marrëveshje me biznese vendase, të cilat i përdorin ato për të prodhuar kremëra, scrube dhe maska.

Sfidë për Albin mbetet certifikimi i fermës. “Duke qenë se bima trajtohet në mënyrë organike, një hap i rëndësishëm është procesi i certifikimit me standardet ndërkombëtare BIO të Komisionit Europian në mënyrë që kjo bimë të mund të eksportohet edhe ne vendet e BE”.

Si një sipërmarrës i ri Albi ka një mesazh për shoqërinë shqiptare, “mundësitë ekzistojnë për çdokënd që ndihet i aftë të realizojë një sipërmarrje në një fushë të caktuar”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0