Bill Gates vlen rreth 100 miliardë dollarë, por paratë nuk ia japin favorin të dalë i pari në radhë.
Një foto virale e postuar në Facebook tregon bashkëthemeluesin e Microsoft që qëndron në rradhë në Dick’s Drive-In, një restorant fast food në zonën e Seattle. Këtë e dini tashmë, por kush fshihet pas fotos?
Mika Galos, e postoi foton në Facebook, duke thënë se është kapur nga një i njohur, i cili më parë punonte për Microsoft.
Ai gjithashtu komenton se e ka hasur dhe më parë Gates në pika të ndryshme fast-food dhe restorante tailandeze.

“Bill nuk kërkon shumë vëmendje dhe në përgjithësi është miqësor, por e kupton që është dhe pak i famshëm,” shkruan ai.
Vërtet paraja nuk do të thotë privilegj apo Bill Gates është njeri i thjesht?
Foto është shpërndarë më shumë se 18,000 herë që nga data e publikimit.
/CTV
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto