Robotët STAN do të parkojnë makinat në aeroportin e Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, në mes të këtij viti.
Nëse mendoni se jeni perfekt në parkim, Stan mund ta bëjë më mirë se ju. Roboti nuk ka nevojë për hapësirë dhe mund t’i parkojë makinat shumë afër njëra-tjetrës.
Stan, një robot i vogël, do të marrë automatikisht automjetin e do ta lëshojë atë në një hapësirë shumë të ngushtë, pa pasur nevojë t’i përdorë çelësat.
Roboti është produkt i Stanley Robotics. Kjo nuk është hera e parë për kompaninë e robotikës. Edhe nëse gjendeni në aeroportet si Dusseldorf, Paris apo Lion, do të asistoheni nga robotët që parkojnë automjetin tuaj.
Qëllimi kryesor për Stan është rritja e numrit të automjeteve që mund të parkohen në një zonë të caktuar. Në Gatwick përmes robotit pretendohet të parkohen 270 mjete në të njëjtën hapësirë ku aktualisht parkohen 170 automjete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto