“Bizneset që konstatohen se nuk hapin llogari në bankë do të gjobiten me 50 mijë lekë, kur janë persona fizikë me xhiro deri në 8 milionë lekë. Ndërsa në rastin e personave juridikë, gjoba është 100 mijë lekë”, thuhet në projektligj.
Ndërhyerja e Ministrisë së Financave, synon mbylljen e shtigjeve të pastrimit të parave, pas vërejtjeve të Agjencisë Europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”.
Vlerësimet e një muaji më parë të kësaj agjensie për vendin tonë, ishin kritike. Duke theksuar se në vend janë rritur reziqet për pastrimin e parave, Këshilli i Europës e vendosi Shqipërinë në mbikëqyrje të thelluar.
Krahas hapjes së llogarive bankare, pritet që të ulet më tej kufiri i pagesave kesh. Aktualisht transakksionet kesh lejohen deri në 150 mijë lekë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.