Në një raport kushtuar Shqipërisë, FMN vëren se detyrimet i qeverisë shqiptare dhe pushtetit lokal ndaj bizneseve private ka arritur 200 milionë euro. Rreth dy të tretat e kësaj shume i përkasin qeverisë, ndërsa pjesa tjetër bashkive.
Raporti i FMN-së konfirmon shqetësimin e ngritur nga një grup sipërmarrësish rreth vonesave në rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Shqetësimi u ngrit gjatë këtij muaji, ku prodhuesit pranuan se ka raste kur rimbursimi është vonuar edhe një vit, kur detyrimi ligjor është vetëm një muaj.
Sipas tabelës së raportit, TVSH e pa rimbursuar është sa gati gjysma e detyrimit. Ekspertët financiarë vërejnë se këto borxhe vënë në vështirësi financiare biznesin dhe ndikojnë negativisht në të gjithë aktivitetin ekomomik. Kujtojmë se pak vite me parë qeveria shqiptare mbylli marrëveshjen e huasë me FMN, ku mori 330 milionë euro për të shlyer borxhet e prapambetura. Një marrëveshje që u shopqërua edhe me masa shtrënguese për ekonominë, si rritje taksash dhe ulje investimesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
