Koncesionet e rrugëve. Flet Zef Preçi - Business Magazine Albania

Koncesionet e rrugëve. Flet Zef Preçi


Ofertat e pa kërkuara po kthehen në një rrugë normale të privatizimit të shërbimeve publike. Edhe pse përfaqësuesit e qeverisë shprehen se këto nuk kanë kosto në buxhet, në fakt, përmes taksës direkte, apo edhe detyrimeve që buxheti i shtetit merr përsipër të paguajë derisa të nisin të paguajnë individët, detyrimi është në çdo rast i sigurtë.

Mirëmbajtja e rrugëve kundrejt pagesës është paralajmëruar më parë. Ai po bëhet konkret në fakt edhe pse rrugët nuk kanë standardin e duhur e madje janë të papërfunduara. Për më tepër, punimet e shumë prej rrugëve janë tenderuar disa herë pa një rezultat cilësor përfundimtar. Menaxhimi i duhur i parave publike është detyrim i qeverisë dhe institucioneve. Krahas kostove të larta që shkaktojnë punimet, ndërprerjet dhe ritenderimet (Siç është rasti i By Pasit të Fierit dhe atij të Vlorës, apo rruga Tiranë-Elbasan) kostot shtohen me tej me kompanitë koncesionare me ofertë të pakërkuar (pra kompani që japin një propozim dhe tarifat e tyre të shërbimit jokonkuruese).

Profesor Zef  Preçi, ekonomist flet për rastin e  rrugës Tiranë-Durrës.

Pretendimet e qeverisë se “zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës do të kryhet falas nga firma private”, sqaroj sa vijon:

Ndërtimi i rrugës në fjalë është një ofertë e pakërkuar, do me thënë një firmë private me mbështetje të fortë politike dhe me burime financiare disponibël që minimalisht duhet të jenë disa qindra milionë Euro, i është ofruar qeverisë për të marrë kontratën në fjalë dhe ka siguruar mbështetjen e saj.

Sipas shtypit pranë qeverisë, bëhet fjalë për një kompani indiane (gjithmonë gjendet ndonjë emër i huaj, pak a shumë si në kohën e konkuistadorëve Europianë që jepnin copa pasqyrash dhe merrnin në këmbim thesaret e Botës së Re”), e përfaqësuar në Shqipëri nga AlbStar dhe Trema Engeenering, të cilat propozojnë ta bëjnë me gjashtë korsi rrugën më të përdorshme në vend, kundrejt pagesës që do të ishte 2 euro për autoveturat dhe 5 euro për automjetet më të mëdha.

Më heret qeveria kishte shpallur një ftese zyrtare për firmat e huaja për rrugën në fjale, një investim i vleresuar nga qeveria me 120 milionë Euro.

Në vitin 2014, qeveria shqiptare pati vendosur që zgjerimi i rrugës Tiranë- Durrës të financohej me paratë e buxhetit të shtetit. Mbi bazën e këtij vendimi autoriteti rrugor shqiptar pajtoi një kompani italiane për të bërë studimin e fizibilitetit dhe projektin e rrugës.

Është folur për një projekt studim për zhvillimin e kësaj autostrade, ku të drejtën për të zhvilluar e ka fituar kompania italiane “SPEA INGEGNERIA EUROPEA S.P.A”.

Prej asaj kohe nuk ka ndonjë lajm zyrtar se çfarë është bërë me paratë e shpenzuara për këtë studim dhe për fatin e tij. Ndërsa këto ditë bëhet me dije se Qeveria e ka listuar rrugën Tiranë- Durrës, në listën e akseve që do të jepen me koncesion duke përcaktuar një tavan kostoje 49.1 miliardë lekë ose 20 miliardë lekë më shumë nga projekti i italianëve.

Në qendrimin zyrtar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmetaj thekson se ky investim në formën e partneritetit publik -privat (PPP) nuk do të ketë garanci buxhetore, gjë që lidhet me rëndësinë strategjike të kësaj arterie të rëndësishme të vendit.

Kjo do të thotë që të ardhurat për operatorin privat janë të garantuara, duke i vjelë drejtpërdrejt nga mjetet motorrike që do të kalojnë në këtë rrugë.

Shtypi shkruan se nëse tarifa e kalimit do të vendoset dy euro ashtu si është propozuar në studimin e fizibilitetit, atëherë për 30 vjet koncesioni i Tiranë-Durrës mund të gjenerojë deri në 1 miliardë euro të ardhura.

Deri në ditën e sotme, si në shumicën e PPP-ve të tjera, nuk ka asnjë studim fizibiliteti të certifikuar përmes të cilit qytetarët, votuesit e taksapaguesit të mund të gjykonin në mënyrë krahasuese rreth dobisë së këtij investimi.

Rritja e borxhit publik edhe me rreth 2 milardë Euro të tjera për të shlyer klientët e qeverisë mendoj se po i përgatit një të ardhme të errët financave publike dhe veçanërisht mirëqënies së qytetarëve të Shqipërisë, ndërsa “fati” i Greqisë së 2008 rri si “shpata e Damokleut” mbi ekonominë e brishtë dhe ineficiente të vendit tonë.

Ky projekt sipas ministrit Ahmetaj, nuk do të paguhet nëpërmjet buxhetit. Ndërtimi i tij do të financohet fillimisht nëpërmjet investitorëve me anë të Partneritetit Publik -Privat dhe për kalimin e rrugës do t’i vendoset një tarifë.

Lexo: Edhe rruga Tiranë-Durrës me pagesë

Mendoj se një trajtim i tillë semplist dhe që konsideron buxhet vetëm fondet që xhirohen nga thesari i shtetit ka nevojë të korrigjohet.

E para, se nuk jemi ende në fushatë elektorale kur mund të broçkulliset gjithçka dhe “delet” vetëm dëgjojnë “të ardhmen e ndritur që ju ofrojnë prijësat e vetëzgjedhur”.

E dyta, qeveria dhe çdo antar i saj duhet të dinë se janë mandatuar për të rritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe jo për të bërë të kundërtën duke i varfëruar ata.

Kështu edhe pse nevojat në infrastrukturë janë të mëdha, çfarëdo takse a tarife shtesë, edhe kur nuk del direkt nga thesari i shtetit, por del nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptare, duhet llogaritur me kujdes.

Është përgjegjësi elementare e qeverisë që të mbrojë interesat publike duke frenuar oreksin e shfrenuar të cilitdo klient oligark të saj, përndryshe zbehen dhe shkojnë drejt këputjes ato fije të padukshme që mbajnë të lidhur njerëzit me këtë vend.

E sotmja tregon se kështu qeveria po qeveris një vend që po braktiset dite mbas dite nga qytetarët e tij qysh prej një dekade.

Duhet theksuar se nuk është e nevojshme të kesh shumë dijeni teknike e kulture të gjerë profesionale për të kuptuar se qytetarët shqiptarë paguajnë mirëmbajtjen e ndërtimin e rrugëve, janë të vetmit në Europë me naftën më të keqe dhe me çmimin më të lartë, por edhe me rrogat më të ulta.

Prandaj kjo përmbushje e ofertës së pakërkuar të oligarkut të radhës, qoftë edhe me frazën tragji-komike “Zero lekë nga buxheti i shtetit!” nuk duhet të gëzojë njeri në këtë vend, të paktën ata që ende besojnë se ky vend do të bëhet apo edhe ata që nuk kanë se ku të shkojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0