Edhe rruga Tiranë-Durrës me pagesë - Business Magazine Albania

Edhe rruga Tiranë-Durrës me pagesë


Ministri i Financave po prezanton këto ditë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.Ministri foli edhe për kalimin me pagesë të rrugës Tiranë-Durrës.

Në tërësi, në projektet e infrastrukturës, objektiv sipas ministrit të Financave është plotësimi i akseve brenda vitit 2021. Rruga e Arbrit është në një fazë të avancuar të punimeve, tha ministri, ndërsa pjesë e projekteve do të jetë zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me një korsi shtesë. Ahmetaj ka theksuar se projekti nuk do të paguhet nëpërmjet buxhetit. Ndërtimi i tij do të financohet fillimisht nëpërmjet investitorëve me anë të Partneritetit Publik Privat dhe kalimit të rrugës do t’i vendoset një tarifë.

Ahmetaj tha se, “Propozimi që ka mbërritur në Ministrinë e Infrastrukturës u është shpërndarë të gjitha agjencive që kanë lidhje me të. Projekti parashikon në potencë zero financim nga buxheti i shtetit. Nëse do të miratohet, privati bën investimin dhe vendos tarifën me të cilat shlyen investimin dhe mundëson mirëmbajtjen”, tha Ahmetaj.

Pritshmëritë e Qeverisë Shqiptare janë për një rritje 4.3%, ndërsa borxhi publik të ulet nën 65% e Prodhimit Kombëtar. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe rritjen e rrogave për 65 mijë punonjës në shëndetësi, arsim, mbrojtje. Pensionet parashikohet të rriten 3%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0