Zara ka vendosur t’i shpërndajë online produktet e saj edhe për 106 vende të tjera, shumica prej tyre në Afrikë.
Pavarsisht rritjes me 41% në vitin 2017, blerjet online sigurojnë vetëm 10% të shitjeve nga grupi Inditex.
Inditex thotë se shumë nga tregjet përtej oqeanit janë në Afrikë përfshirë dhe Angolën, Bregun e Fildishtë, Sengalin dhe Ganën. Dyqanet online do të lançohen dhe për një pjesë të madhe të Karibes dhe Indonezisë.
Vendet apo territoret që nuk kanë dyqane fizike Zara do të kenë mundësi të përdorin platformat e dedikuara nga dita e enjte, me porosi direkt nga Spanja.
“Nga sot, koleksionet globale Zara për femra, meshkuj dhe fëmijë, do të jenë të disponueshme në një total prej 202 tregjesh, të integruara në dyqane fizike dhe platfroma online,” thotë kompania në një deklaratë.
Gjithsesi, nga këto 202 tregje, 47 nuk do të kenë opsionin e dyqanit online. Planet e kompanisë janë që në vitin 2020 të mbulohet dhe ky problem.
Inditex po kërkon të integrojë shitjet në internet me rrjetin e saj të dyqaneve duke u fokusuar në dyqanet e mëdha atraktive, ku klientët mund të provojnë artikuj për t’i blerë më vonë në internet.
/EuroNews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.