Trajnim: “Si të kemi sukses në intervistat e punës?” - Business Magazine Albania

Trajnim: “Si të kemi sukses në intervistat e punës?”


Keni fituar një intervistë pune? Urime! Por tani vjen pjesa më stresuese, vetë intervista. Keni flutura dhe përzierje në stomak?  Epo të gjithë i kemi provuar këto.

Shumë kandidatë dështojnë të përgatiten si duhet. Ata arrijnë në intervistën e tyre me një përgatitje minimale. Ata bëjnë gabime, japin përgjigje të paefektshme, nuk dinë si të përgjigjen, ngurrojnë dhe si rezultat ata thjesht e humbasin ofertën.

Trajnimi “Si të kemi sukses në intervistat e punës” u drejtohet studentëve që duan të hyjnë në tregun e punës ose personave që duan të përmirësojnë performancën e tyre gjatë një interviste. Ky trajnim vjen në datën 15 Nëntor, 2018, ora: 16:30-20:00, pranë ambienteve të Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me trajnere, Znj. Meggi Zhugli.

Ky sesion është projektuar për të përgatitur pjesëmarrësit për një proces rekrutimi, duke futur koncepte, të cilat do t’i pajisin ata për të zhvilluar teknikën e intervistimit në çdo kompani që aplikojnë. Kjo do t’i ndihmojë ata të përgatiten për të qenë kandidatë të fortë. Përveç kësaj, ata do të mësojnë se si t’i tregojnë më mirë aftësitë e tyre dhe disa këshilla sesi duhet të përgatiten për një intervistë.

Ky trajnim do të përgatisë pjesëmarrësit për të pasur një ide më të mirë të pyetjeve që do të bëhen në intervistë në mënyrë që të jenë në gjendje të përgjigjen me besim dhe sukses dhe të kapërcejnë dobësitë që kanë. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe do të mësojnë se si të shkëlqejnë gjatë intervistave.

Të gjitha materialet e kursit do të sigurohen nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, si dhe pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë në fund të kursit.

Trajnimi do të organizohet në gjuhën angleze.

Tarifa e trajnimit është 20 euro. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Për regjistrim plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 13 Nëntor 2018: https://goo.gl/forms/GgMfdKj0YXXRTdie2

Për më shumë informacion kontaktoni në: 068 67 15 167 ose në adresën e email kurse@cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0