Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi telefonin që paloset pak ditë më parë.
Media koreane “Yonhap” thotë se kompania do ta hedhë në treg që në mars të vitit 2019.
Po e njëjta media thotë se telefoni do të quhet “Galaxy F”, dhe se çmimi i tij do të jetë plot 1770 dollarë.CEO i Samsung DJ Koh tha se Samsung do të shesë të paktën 1 milion pajisje.
Duke përmendur burimet e industrisë, Yonhap thotë se Samsung do të lançojë telefonin e palosshëm së bashku me edicionin 5G të telefonit të saj Galaxy S10.
Ideja e një telefoni që paloset është që të kesh një tabletë që mund ta palosësh e ta futësh në xhep. Se sa do të pëlqehet nga blerësit, e sidomos me atë çmim, mbetet për t’u parë në të ardhmen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto

