"Një shtëpi e lirë sa një TV"...Vendi ku 96% e shtëpive kanë një pronar

Vendi ku 96% e shtëpive kanë një pronar


Rumania renditet e para në botë për pronësinë private. Por kjo nuk do të thotë se blerja e një shtëpie është e lehtë.

Rumania ka shkallën më të lartë të zotërimit të shtëpive në botë.

Sipas të dhënave të Eurostat, 96% e rumunëve jetojnë në banesa të zëna nga pronarët. Por, politikat e qeverisë, ekonomia, mundësitë e pakta të qirasë dhe presioni shoqëror për t’u bërë pronar i një shtëpie është një eksperiencë e pashmangshme për të gjithë brezat.

Në vitin 1990, në fund të regjimit komunist në Rumani, shteti zotëronte 70% të apartamenteve, thotë Bogdan Suditu, ekspert i planifikimit dhe profesor në Universitetin e Bukureshtit. Kur qeveria nisi të shesë këto prona, njerëzit nxituan të blejnë shtëpitë në të cilat po jetonin me çmime shumë të mira. Monedha e zhvlerësuar e Rumanisë, e shoqëruar me inflacionin në rritje, e bëri blerjen të lehtë.

“100,000 lei (2,671,328 ALL) për një apartament në vitin 1991 ishte një çmim i drejtë në atë kohë. Në vitin 1994, ky ishte çmimi i një TV me ngjyra,” thotë Suditu.

“Zotërimi i një shtëpie ka shumë avantazhe, kështu që unë inkurajova edhe fëmijët e mi për ta bërë këtë,” thotë Carmen Ralea, 66 vjeç.

Megjithëse Rumania nuk ka patur gjithmonë një kulturë të pronarëve të shtëpive, vendi i ka dhënë rrugë një mentaliteti pro-pronësore.

“Gjithëkush ju shet idenë e pronës. Prindërit e tu e bëjnë, bankat ju ofrojnë kredi të lira, zhvilluesit e pasurive të patundshme ofrojnë të gjitha llojet e zgjidhjeve. Gjithkush flet për mënyrën se si të bëhet pronar i një shtëpie në çdo rrethanë.”

Edhe pse peizazhi global po zhvillohet, Rumania mbetet një vend i pronarëve të shtëpive. Sipas një raporti nga Programi i Zhvillimit Rajonal i Bankës Botërore dhe Rumanisë, një “treg ku pothuajse mungon qiraja” kontribuon drejtpërdrejtë në mbipopullimin pasi gjeneratat e shumëfishta ose familjet e zgjeruara jetojnë së bashku, madje edhe kur familjet zgjerohen.

Raporti gjithashtu tregon se më shumë se një e treta e shtëpive në Rumani është gjithashtu në gjendje të keqe, me probleme strukturore, probleme të ngrohjes dhe pa siguri ndaj tërmeteve (rreziku i Rumanisë është më i larti në Evropë). Ndër arsyet për mungesën e riparimeve, është fakti se shumë pronarë nuk mund t’i përballojnë ato.

“Unë nuk jam e sigurt nëse të jesh një pronar shtëpie është një bekim apo një mallkim,” Cristina Ana, 42 vjeç.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0